Zonja Tefta së bashku me Eneidën sollën këto gatime duke shprehur edhe vlerat e mëdha të amvisave shkodrane.
Në gatimet tradicionale shkodrane ka një shumëllojshmëri recetash. Përmendim këtu gatimin me tavën e krapit apo tespiçen.
(Në foto: Gatimet në kuzhinën e emisionit "Rreze Dielli", A1 Report)
Në këtë puntatë nga zonja Tefta erdhi një recetë tradicionale shkodrane në emërtim shumë të veçantë. Receta e parë ishte “Lakuriq”.
Ky gatim ka marrë këtë emërtim sepse ky byrek bëhet në tavë pa petë.
Receta: Lakuriq me kungull
Kunguj Jeshil 1kg
Vezë 3
Sheqer 4 lugë
Gjalp 6 lugë
Qumësht 150gr
Kripë
Miell
Përgatitja e ëmbëlsirës “Lakuriq me kungull”:
Grijmë kungullin në rende dhe i hedhim kripë. Më pas i shtojmë tre deri në katër lugë sheqer. I shtojmë miell masës së kungullit të grirë.
Në një enë ku kemi hedhur dy vezë i shtojmë edhe 150 ml qumësht duke i përzierrë së bashku. Ato i hedhim në masën e kungullit të grirë. Gjashtë lugë gjalp i shkrijmë dhe i hedhim në gjellën e kungullit.
Në tavën që do hidhet kungulli i përgatitur hidhet në fillim sheqer në mënyrë që të mos ngjitet masa e përgatitur. Më pas ëmbëlsira “Lakuriq me kungull” futet në furrë të piqet.
Receta e dytë që u gatua nga Zonja Tefta për të sjellë gatimet tradicionale shkodrane ishte mish qingji me nenegjik.
Shkodranët i kultivonin vetë erëzat në kopshtet e tyre dhe nenegjiku nuk mungonte asnjëherë në to.
Receta: Mish Qengji me Nenexhik
Mish 1kg
Qepë të Njoma 5 - 6 copë
Gjethe Nenexhiku
Salc
Miell Gruri
Vaj Ulliri
Përgatitja e recetës “Mish Qengji me Nenexhik”:
Skuqet qepa e njomë e prerë hollë me vaj ulliri duke i hedhur pak krip. Më pas shtojmë mishin e qingjit tek qepa dhe i skuqim së bashku.
Më pas i hedhim pak miell gruri në varësi të mishit që do gatuajmë dhe i përziejmë së bashku me mishin dhe qepën. Më pas i shtojmë ujë duke e trazuar mirë.
Duhet të hedhim ujë aq sa kemi gramaturën në mënyrë që të mos të humbasë shija e mishit. I shtojmë salcën gjellës së përgatitur si dhe piper të zi dhe krip.
Në një pjatë hidhet nenexhik në mënyrë që të shtohet mishi i qingjit i përgatitur. Kjo recetë është gati për t`u servirur në pjatë. Redaksia Online (m.z/shqiptarja.com)