“Kurti, i cili promovon idenë e bashkimit kombëtar hezitoi të thoshte një fjalë të vetme kundër atyre që përmes meje, si një shqiptare e lindur në Krujë, atakuan një pjesë të kombit tonë, e që është ajo që jeton në Shqipëri. Në Kosovë u përçmua edhe figura e Skenderbeut; pak kohë më parë është fyer edhe humanistja e botës, Nënë Tereza, nesër kushedi kush do të atakohet, sepse qëllimi është të na rrënohet identiteti kombëtar”, ka thënë Lama në një intervistë për “Zërin”, duke i bërë të ditur dallimet konceptuale me kreun e VV-së, Albin Kurti.
Ajo pat thënë se nuk e ka ndërmend të ndryshojë konceptet e saj, thjesht për të siguruar një bashkëjetesë politike. Flirtimi i Vetëvendosjes me rrymat radikale fetare, mos dalja në mbrojtje të saj e liderit të VV-së, Albin Kurti dhe mënyrat jodemokratike, veçanërisht dhuna, të praktikuara nga kjo parti, duket se e kanë nxitur Lamën të marrë vendimin e largimit.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)