Lamaj, shtyhet seanca ndaj Frrokut
mungon sërish dëshmitari "X"

TIRANE - Shtyhet sërisht seanca gjygjësore ndaj Arben Frrokut, të akuzuarit për vjrasjen e komisar, Dritan Lamaj. Seanca do të zhvillohet javën e ardhsme dhe shkak për shtyrjen u bë mungesa e dëshmitarit kyç të prokurorisë, me emrin e koduar Arben Ndoka.

Prokuroria e Krimeve të Rënda deklaroi se ka rivendosur kontaktet me dëshmitarin Ndoka, dhe pritet që javën tjetër të dëshmojë përpara togave të zeza. Gjykata i ka kërkuar Prokurorisë të sjellë të gjithë dokumentacionin dhe se dëshmitari është marrë në mbrojtje, nga oragani i akuzës.
 
Ndërsa avokati Genci Gjokutaj ngirit pretendimet në seancën e shkuar se Drejtoria e Mbrojtjes së Dëshmitarëve ka humbur kontaktet me të dhe nuk ka dijeni për vendndodhjen. Ai gjithashtu kërkoi revokim të masës së sigurisë për Arben Frrokun, kërkesë e cila nuk është pranuar nga gjykata.
 
Më herët, dëshmitari Arben Ndoka kishte pretenduar se e ka parë Arben Frrokun në vendin e ngjarjes, mbrëmjen e 24 Shkurtit kur Dritan Lamaj u qëllua me armë teksa do të lëvizste me makinë pranë banesës së tij në kryeqytet.
 
Ekzektuimi ndaj kryekomisarit Dritan Lamaj
Për vrasjen e shkurtit të vitit të kaluar është arrestuar dhe i pandehur biznesmeni Arben Frroku si hakmarrje për shkak të një konflikt me Lamajn për shkak të detyrës në një postbllok policie.

Ish-shefi i komisariatit numër 6 nëKombinat humbi jetën pasi u qëllua nga 12 plumba kallashnikovi, ndërsa ishte duke udhëtuar i vetëm në kryqëzimin e rrugës ‘Ibrahim Dervishi’ e ‘Petro Korçari’, me automjetin tip Lancia.
 
Biznesmeni Arben Frroku u arrestua më 25 Shkurt të 2013-ës në Selanik nga Policia greke si i dyshuari i drejtësisë shqiptare për këtë krim.
 
Frroku është ekstraduar në Shqipëri ku dhe po gjykohet nga Gjykata e Krimeve të rënda. Në seancat e zhvilluara nga tij, Frroku nuk e ka pranuar autorësinë mbi vrasjen e kryekomisarit Lamaj duke deklaruar se po mbahet në burg pa të drejtë. Ai është mbrojtur me argumentin se sipas tij, nuk ndodhej në Tiranë gjatë kohës kur ndodhi vrasja e Dritan Lamaj, por ka qenë në Elbasan, duke udhëtuar drejt Greqisë. -

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com) 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 21 Janar, 08:38

    14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Petraj për 21 Janarin: Berisha s’i shpëton dot përgjegjësisë, të gjithë do merren të pandehur! Të analizohen personat në audio, u rikuperuan pamje nga serverat! Pse qëlloi Garda?

Petraj për 21 Janarin: Berisha s’i shpëton dot përgjegjësisë, të gjithë do merren të pandehur! Të analizohen personat në audio, u rikuperuan pamje nga serverat! Pse qëlloi Garda?