Në Komisionin e Ligjeve ku raporton ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, opozita ngriti edhe shqetësimin për mënyrën se si përdoret paraburgimi në Shqipëri. Në përgjigje, ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, pranoi se problematika është reale dhe theksoi se qasja ndaj paraburgimit duhet të ndryshojë rrënjësisht.
Lamallari tha se “një nga padrejtësitë më të mëdha është që të shpenzosh kohë në paraburgim më shumë se koha që gjykata vendos në vendim përfundimtar”, duke shtuar se burgu duhet të shihet si mjeti fundit, kur plotësohen kushtet e rrezikshmërisë.
Oerd Bylykbashi: Çfarë masash do marrë qeveria që të ndryshojë qasjen në lidhje me mënyrën se si përdoret paraburgimi?
Besfort Lamallari: Një nga padrejtësitë më të mëdha është që të shpenzosh kohë në paraburgim më shumë se koha që gjykata vendos në vendim përfundimtar. Kjo duhet adresuar. Kjo ka të bëjë edhe me mënyrën si janë shkruar dispozitat, por edhe me zbatimin e tyre në praktikë. Burgu duhet të shihet si mjeti i fundit, kur plotësohen edhe kushtet e rrezikshmërisë. Kjo kërkon ndërgjegjësim të gjithë aktorëve përkatës, prokurorive dhe gjykatave, këtu vjen në ndihmë edhe roli i partnerëve.
Lajmi kryesor:
Lamallari: Godina të reja për prokuroritë dhe gjykatat! Ndryshojmë edhe Kodin Civil! Burgu, të jetë zgjidhja e fundit (VIDEO)









