Gjatë interpelancës në Kuvend, Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, i përmendi opozitës fjalët e ish-drejtorit të Policisë së Shtetit në kohën e qeverisjes së PD-së, Ahmet Prenci, për kryepolicin Skëndër Hita.
“Kur goditet padrejtësisht Policia e Shtetit, nuk goditet një qeveri apo një ministër. Goditet siguria e qytetarëve. Të padrejta janë edhe sulmet që erdhën nga radhët tuaja për drejtorin e ri të Policisë së Shtetit, Skënder Hita. Përgjigjja ime më e mirë për akuzatorët, janë fjalët e ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit në kohën kur ju ishit në qeveri. Po citoj zotin Ahmet Prenci në një reagim të tij publik për Skënder Hitën.
“Është përzgjedhur një nga emrat më të spikatur të kësaj strukture, një profesionist me një karrierë të ndërtuar mbi përkushtim, integritet dhe rezultate konkrete. E kam ndjekur rrugëtimin e tij që në hapat e parë si oficer i ri dhe, në çdo fazë të karrierës, ai ka dëshmuar cilësi të rralla: inteligjencë, maturi, vendosmëri dhe një ndjenjë të lartë përgjegjësie institucionale. Jam i bindur se, nën drejtimin e tij, Policia e Shtetit do të forcojë më tej profesionalizmin, besueshmërinë dhe autoritetin e saj në shërbim të ligjit dhe qytetarëve”, thotë z.Prenci, citoi ministri Lamallari.
Ndërkohë, deputeti Klevis Balliu i cili zhvilloi interpelancën në emër të PD-së, tha se Hita u emërua aty nga Belinda Balluku.
“Drejtori i Policisë së Shtetit është ai që ka justifikuar krimet elektorale të Ballukut, thashë që ju do emëronit këtë njeri 3 ditë para se ta emëronit. Ky njeri është vendosur si rrjedhojë e lojërave të pushtetit të brendshëm që keni ju? A do ti rrijë lojërave të pushtetit apo do bëjë detyrën, por që është vendosur për këtë, është vendosur. Interesat e shqiptarëve i keni lënë mënjanë, se janw në hall për të mbrojtur interesat e Lubisë”, tha Balliu.
Lajmi kryesor:
LIVE TV - Kuvend/ PD: Krimi i infiltruar në polici! Lamallari: Baltosja politike e policisë cenon sigurinë kombëtare, vrasjet u ulën me 50%












