Lame: 94 mijë banesa të palegalizuara, ndërtimet në zonat e mbrojtuar nuk mund të legalizohen

Kreu i Kadastrës Artan Lame gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët, u pyet nga gazetarja e Report Tv Eliza Gjediku në lidhje me procesin e legalizimit.

Kreu i Kadastrës tha se janë rreth 94 mijë banesë ta pa legalizuara, të cilat sipas Lamës kanë pamundësi në procesin e legalizimit për disa arsye.

Gjediku: Ju e quani betejë të fituar procesin e legalizimeve, por ka ende familje që zvarriten për këtë proces, keni ndonjë të dhënë sa është numri i ndërtimeve pa leje në proces legalizimi?

Lame: Ka një shifër të përafërt të llogaritur nga ne që është me përafërsi që është rreth 94 mijë familje që kanë probleme me pamundësinë për tu legalizuar që përfshihen tek procesi tjetër i rimarrjes së vleftës së legalizimit. Sa herë është hapur procesi një pjesë kanë bërë riaplikim mund të ketë mijëra familje që kanë bërë dy herë aplikimin mund të ketë që kanë aplikuar edhe tre herë. Një pjesë e tyre nuk mund të legalizohen. Nuk mund të legalizojmë objekte në zona muzeale. A mund të legalizojmë brenda në Butrint, në Karavasta, në zona të mbërritura në Korçë. Në bashkëpunim me Ministrinë e Energjitikës po bëjmë një përpjekje që të heqim linjat elektrike në zonat e banuara dhe të kthehet në kabllore. Këtë proces jemi duke e përmbyllur për të nxjerrë nga bllokimi i legalizimit të gjithë objektet që i përfshin linja e tensionit të lartë. Të gjitha këto me një program që po bën Ministria e Energjisë kalojnë në linja nëntokësore, dhe një pjesë e këtyre ikin nga problemi i moslegalizimit të këtyre banesave. Nuk mund të legalizohen banesat në zona kulluese, ku kërkohet hapja e rrjetit të kanaleve primare. Kjo është një balancë midis hallit të një qytetarit dhe hallit të 100 qytetarëve që preken nga lagalizimi i tij indirekt.


Lajmi kryesor:

Lame: Programi i PD për pronat gënjeshtër! Marrëzi t'u thuash ish pronarëve se do ketë kthim fizik të tokave! Vetë ekspertja e Bashës ishte kundër


M.Q./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja