Lame: Programi i PD për pronat gënjeshtër! Marrëzi t'u thuash ish pronarëve se do ketë kthim fizik të tokave! Vetë ekspertja e Bashës ishte kundër

Kreu i Kadastrës, Artan Lame gjatë një bisede më gazetarët e cilësoi programin e PD për pronat si marrëzi dhe e mbushur plot me gënjeshtra për arsye elektorale. Lame tha se nuk mund të ketë kthim fizik të pronës te ish pronarët  dhe të thuash do bëjë legalizimet, pasi po flitet për të njëjtën tokë dhe ose do e kthesh ose do e legalizosh ndërtimin pa leje. Kreu i Kadastrës, Artan Lame gjatë një bisede më gazetarët e cilësoi programin e PD për pronat si marrëzi dhe e mbushur plot me gënjeshtra për arsye elektorale. Lame tha se nuk mund të ketë kthim fizik të pronës te ish pronarët dhe të thuash do bëjë legalizimet, pasi po flitet për të njëjtën tokë dhe ose do e kthesh ose do e legalizosh ndërtimin pa leje.  Lame tha se këto deklarata marrëzi të Bashës janë kundërshtuar edhe nga vetë ekspertja e tij duke mos e mbështetur në këtë pikë.

Në lidhje me deklaratat e PD se do të shkurtojnë procedurat e regjistrimit apo kompensimin e pronave, Lame tha se këtë tashme këtë e ka bërë qeveria dhe se 23 proceduara që ndiqeshin për këto janë përmbyllur të gjitha në një institucion duke shmangur sorollatjet, atë të Kadastrës.

"Në programin e PD-së, për arsye elektorale pretendohet që të rrëzohet dhe anulohej ligji 20/20, për fat të mirë nuk e tha ekspertja pranë Bashës, e cila është marrë me reformën pasi e kuptonte që është marrëzi ta thuash këtë gjë.  Aty u duk se brenda PD kryetari dhe ekspertja ishin në përplasje  me njëri tjetrin në atë që propozonin. Do i ktheni pronën fizik ish pronarëve, Kjo është gënjeshtra më e madhe që mund të thuash, nuk ka më kthim fizik pasi Shqipëria është 28 mijë km katro dhe 280 mijë kilometra katror. Ku do gjendjet kjo tokë që iu premtohet për të 10 herë pronarëve për kompensim fizik për ish pronarët, kjo është marrëzia dhe gënjeshtra më e madhe që mund të thuhet. Një Shqipëri e ndanë me 7501 më pas me ligjin e kompensimit, më pas privatizimin, më pas ndërtimet pa leje, ku do e gjejnë këtë tokë që premtohen për të 10 herë, është gënjeshtër dhe marrëzi. Në Kamëz  e Bathore p.sh ka shumë sipërfaqe të kthyer dhe të zënë nga ndërtime pa leje dhe nuk mund t'u thuhet atyre se ju nuk do të legalizoheni pasi do i kthehet toka ish pronarëve. Kjo çështje është e mbyllur nga Gjykata e Kushtetutës shumë vite më parë dhe kjo që thotë PD është të qëndrosh në mes dhe të hash nga të dyja anët dhe nga ish pronarët dhe nga ato që duan të legalizohen, kjo nuk bëhet. PD thotë se do të shkurtojnë procedurat, atë e kemi bërë dhe ne. Nga 23 proceduar administrative nga legjislatura e vjetër janë bashkuar në një institucion të vetëm që është Kadastra dhe nuk ka më sorollatje. Pra është abuzive t'u thuash shqiptarëve se do anulojmë ligjin 20/20 (për procedurat kalimtare të pronësisë), dhe ta bëjnë edhe një herë po të njëjtin ligj pasi nuk ka tjetër", tha Lame.

Lame tha se me ligjin 20/20 (për procedurat kalimtare të pronësisë) të qeverisë nga viti 2014-2020  janë 10-fishuar legalizimet  dhe është rritur numri i legalizimeve të pallateve të braktisura nga pronarët duke shkuara nga 6 para 2014 në 800 pallate të legalizuar nga 2014-2020. Ai tha se sfidë aktuale e qeverisë mbetet regjistrimi i tokës në fshat.

"Viti që mbyllën është viti i parë i plotë i Kadastrës që u krijua, por legjislacioni e plotë e përmbushi gjatë 2020 dhe aktet e fundit nënligjore gjatë këtyre dy muajve janar- shkurt 2021. Dy janë kolona thelbësore të reformës së pronës në vendin tonë. Nuk i kanë dhënë ende të plota rezultate e tyre, por shenjat janë pozitive. Legalizimet i konsideroj si një betejë të fituar, për të njëjtën periudhë kohë 2006-2013 dhe 2014-2020 kemi 10 -fishim të numrit të legalizimeve. Beteja tjetër e fituar në këtë fushë është legalizimi i pallateve të braktisura nga pronarët. Janë vetëm 6 pallate të legalizuara para 2014 dhe kemi 800 pallate të legalizuar gjatë kësaj kohe. Kemi shmangur sorollatjen dhe 23 proceduar administrative tashmë bëhen në një institucion të vetëm në atë të Kadastrës falë ligjin 20/20," tha Lame.

Artan Lame i është përgjigjur edhe akuzave të PD se qeveria po u fal tokat në bregdet oligarkëve duke thënë se në këto 30 vite janë dhënë lloj-lloj vendimesh nga gjyqtarë që preken nga vettingu dhe me vendim të kthimit të pronave, herë të drejta dhe herë abuzive, sa nuk kanë lënë më asnjë cm tokë në bregdet të shtetit, përveç një pjese në Karavasta dhe një pjese në gadishullin e Karaburunit. Lame renditi dhe 4 sfidat që ka Kadastra përgjatë këtij viti dhe në vijim.

4 sfidat që ka Kadastra

1-Regjistrimi i tokës në fshat. Gjatë 2020 u dhanë 18700 certifikata toke në fshat

2- Përmirësimin e shërbimin online

3-Procesi i regjistrimit te pasurive

4-Regjistrimi i pronës shtet

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:56
Ndërtim në bazën Ushtarake të Shëngjinit? Lame: Është shembulli tipik i grabitjes së pronës shtetërore

 

Kreu i Kadastrës Artan Lame u pyet gjatë një konference me gazetarët ditën e sotme edhe për një ndërtim që po kryhet në bazën Ushtarake të Shëngjinit. Lame tha se ky është një shembull tipik i plaçkitjes së pronës shtetërore.

‘Kam informacion po aq sa ke dhe ti. E kam lexuar në internet, është shembulli tipik i plaçkitjes së pronës shtetërore. Ka qenë e regjistruar baza në Kadastër, aty ka kthim prone, ka një vendim të kthimit të pronës, vendime i çmendur gjykatë. Prona nuk ka qenë e regjistruar në Kadastër. Ka dalë më vete për tu regjistruar, por kurrë nuk është regjistruar për ti dhënë mundësi për të bërë këto numra dhe këto plaçkitje të pronës private.’- tha Lame.

Ora 12:53
Lame i përgjigjet akuzave të PD se bregdeti po u jepet oligarkëve: Nuk ka më tokë shtetërore aty,  nuk la Laro që të hajë Balo

Artan Lame i është përgjigjur edhe akuzave të PD se qeveria po u fal tokat në bregdet oligarkëve duke thënë se në këto 30 vite janë dhënë lloj-lloj vendimesh nga gjyqtarë që preken nga vettingu dhe me vendim të kthimit të pronave, herë të drejta dhe herë abuzive, sa nuk kanë lënë më asnjë cm tokë në bregdet të shtetit, përveç një pjese në Karavasta dhe një pjese në gadishullin e Karaburunit.

"Unë kam qenë pjesë e një vendimi qeverie dikur që më pas u anatemua se do të vidhte tokat në bregdet dhe do ia jepte oligarkëve. Ai vendim qeveria që thoshte se të bllokojmë të gjitha tokat shtetërore në bregdet të mos vazhdojë plaçkitja e tyre përmes gjyqtarëve që i jepnin këto toka në mënyrë abuzive pasi e dinin se do të rrëzoheshin nga vettingu. Ka pasur shumë vendime të tilla të çmenduar. Megjithatë kadastra e trashëguar nuk kishte regjistruar prona në bregdet dhe ajo figuronte shumica si pronë shtetërore në letra, por kur u shkua në terren ajo ishte e tëra e ndarë. Tokë shtetërore në bregdet ka jashtëzakonisht  pak  afër  zeros,  pasi janë ndarë me vendim të kthimit të pronave, herë me të drejtë dhe herë abuzive. Në bregdet ka mbetur vetëm një pjesë e Karavastasë dhe një pjesë e gadishullit të Karaburunit. Nuk ka toke shtetërore në bregdet, nuk ka mbetur më, nuk ka lënë Laro të hajë Balo, është ndarë e gjitha", tha Lame.

Ora 12:32
Lame: 94 mijë banesa të palegalizuara, ndërtimet në zonat e mbrojtuar nuk mund të legalizohen

Kreu i Kadastrës Artan Lame gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët, u pyet nga gazetarja e Report Tv Eliza Gjediku në lidhje me procesin e legalizimit.

Kreu i Kadastrës tha se janë rreth 94 mijë banesë ta pa legalizuara, të cilat sipas Lamës kanë pamundësi në procesin e legalizimit për disa arsye.

Gjediku: Ju e quani betejë të fituar procesin e legalizimeve, por ka ende familje që zvarriten për këtë proces, keni ndonjë të dhënë sa është numri i ndërtimeve pa leje në proces legalizimi?

Lame: Ka një shifër të përafërt të llogaritur nga ne që është me përafërsi që është rreth 94 mijë familje që kanë probleme me pamundësinë për tu legalizuar që përfshihen tek procesi tjetër i rimarrjes së vleftës së legalizimit. Sa herë është hapur procesi një pjesë kanë bërë riaplikim mund të ketë mijëra familje që kanë bërë dy herë aplikimin mund të ketë që kanë aplikuar edhe tre herë. Një pjesë e tyre nuk mund të legalizohen. Nuk mund të legalizojmë objekte në zona muzeale. A mund të legalizojmë brenda në Butrint, në Karavasta, në zona të mbërritura në Korçë. Në bashkëpunim me Ministrinë e Energjitikës po bëjmë një përpjekje që të heqim linjat elektrike në zonat e banuara dhe të kthehet në kabllore. Këtë proces jemi duke e përmbyllur për të nxjerrë nga bllokimi i legalizimit të gjithë objektet që i përfshin linja e tensionit të lartë. Të gjitha këto me një program që po bën Ministria e Energjisë kalojnë në linja nëntokësore, dhe një pjesë e këtyre ikin nga problemi i moslegalizimit të këtyre banesave. Nuk mund të legalizohen banesat në zona kulluese, ku kërkohet hapja e rrjetit të kanaleve primare. Kjo është një balancë midis hallit të një qytetarit dhe hallit të 100 qytetarëve që preken nga lagalizimi i tij indirekt.

Ora 12:30
'4 sfidat e Kadastrës', Lame: Është neglizhuar qëllimisht regjistrimi i pronave shtetërore që të vidhej dhe kafshohej nga lloj-lloj kuçedrash

Artan Lame ka folur për 4 sfidat kryesore të Kadastrës, ku shprehet se regjistrimi i tokës bujqësore, përmirësimi i shërbimeve online dhe regjistrimi i pasurive janë tre sfidat që prekin drejtpërdrejtë qytetarët dhe ky vit është kyç për dhënien e rezultateve. Lame foli gjithashtu edhe për regjistrimin e tokave shtetërore duke thënë se është turp që në mbi 20 vite janë regjistruar vetëm 4 % të tyre. Kjo sipas Lames është bërë qëllimisht që të mund të vidhet dhe toka shtetërore të kafshohej nga lloj-lloj kuçedrash.

 "4 sfidat që ka Kadastra

1-Regjistrimi i tokës në fshat. Gjatë 2020 u dhanë 18700 certifikata toke në fshat

2- Përmirësimin e shërbimin online

3-Procesi i regjistrimit te pasurive

4-Regjistrimi i pronës shtet. është turp të themi se në Kadastër janë të regjistrua vetëm 4 % prona shtetërore.  Pikërisht mos regjistrimi pronë shtetërore si shkolla, çerdhe, parqe dhe kjo ka lejuar abuzimin dhe kafshimin nga çdo lloj dragonjsh e kuçedrash që e kanë kafshuar në këto 20 e ca vjet. Kjo është lënë qëllimisht që të vidhe dhe kafshoje pa rënë në sy", tha Lame.

I.K/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Goni: 23/03/2021 00:16

    ARTAN LAME MOS LEJONI ASNJE PERSON KUSHDO QOFTE AI TE NDERTOJE NE BAZA USHTARAKE...BAZAT JANE TE USHTRISE DHE NATOS......

    Përgjigju
  • Hajro: 22/03/2021 16:41

    Bravo,Z.Lame,Sh kompetent!!Keni punuar sh mirë! Tabaku le të regji lëkurët,po në i njohim Hajnat e PD -se, që janë jo vetëm Mafiozë por in kompetentë(të pa'afte"),e dembelë!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja