Lame: Legalizimet do të
jenë falas, ja përllogaritjet

Lame: Legalizimet do të<br />jenë falas, ja përllogaritjet
TIRANE- Legalizimet do të jenë falas. Kjo ishte kryefjala e kreut të ALUIZNI-t, Artan Lame, përsa i përket miratimit nga Qeveria, të projektligjit të ri, për legalizimet. Duke e cilësuar reagimin  e Partisë Demokratike, në lidhje me këtë çështje, si “ekstremist dhe histerik”, ai ka paraqitur kostot e “tarifave” të procedurave të legalizimeve të kohës së administratës “Berisha”, si edhe ka parashtruar mënyrën se si legalizimet do të kryehen falas. “Tarifat” ose më saktë korrupsioni, thekson Artan Lame, fillonin nga roja e derës e deri në zyrat e ALUIZNI-it, të cilat varionin nga 200 lekë deri në 50 mijë euro.
 
Procedura
“Shteti do të trokasë derë më derë dhe do të kryejë procedurat e qytetarit që ka bërë vetëdeklarimin. Administrata e ALUIZNI-t do të ndjekë gjithë procedurën e dokumentacionit, matjet në terren, plotësimin e dokumentave, përllogaritjen e vlerës së truallit, certifikata, fatura shërbimi, noterime, kontrata kalimi pronësie, regjistrim në hipotekë, etj, etj”,-  deklaroi kreu i ALUIZNI-t, Artan Lame. Përsa u përket Zonave Informale, ai tha se procesi i azhornimit do të kryhet me nënzona informale direkt në terren nga ekipet e ALUIZNI-t dhe për të gjithë zonën njëkohësisht.

Gjithashtu kreu i Agjencisë ka bërë të ditur se po shqyrtohet edhe mundësia e liberalizimit të procesit të përpilimit të dosjeve të legalizmit, duke ua krijuar këtë mundësi edhe subjekteve private. Në përmbledhje të të gjithë kësaj, Artan Lame theksoi se Qeveria merr përsipër që e gjithë procedura e legalizmit të jetë falas. Këtu përfshihen tarifat e shërbimit, certifikata, noterime, matje në terren, skica, kontrata, etj.

Shkrimi u publikua sot (29.03.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç