Brenda qershorit 2017 do të përfundojë legalizimi i të gjitha banesave, në zonat informale si Kamza, Paskuqani, Këneta në Durrës etj. Kreu i ALUIZNI-it Artan Lame në një konferencë për shtyp u shpreh se do të jepen lejet e legalizimit për çdo shtëpi të ndërtuar në këto zona.
"Legalizimi i zonave informale, masive rreth qyteteve, mbyllet në këtë legjislaturë, që do të thotë, Bathorja, Këneta e Durrësit, Fusha e Bradasheshit, rrethinat e Shkodrës, Kamza, Paskuqani, Kodra e Priftit, pra gjithë këto zona që rrethojnë qytetet tona, mbyllen me këtë mandat", u shpreh Lame.
Sipas Lames procesi i legalizimit nuk ka për tu mbyllur kurrë, përderisa vazhdohet të ketë ndërtime pa leje. Ndërkohë ai bëri të ditur se nga muaji shtator, qytetarët nuk do të shkojnë më në hipotekë për të bërë regjistrimin e lejes së legalizimit, por këtë proces do ta kryeje ALUIZNI.
Qeveria ka gati disa VKM të tjera ku përfshihen edhe hipotekimi i apartamenteve të mbetura stok në Tiranë, apartamente që më pas do të mund të shiten në treg. Mes këtyre vendimeve përfshihet edhe legalizimi i banesave në Gërdec.
"Do na duhet të bëjmë një vendim qeverie më vete për banorët e gërdecit sepse dhe banorët e gërdecit edhe Saliu pasi ja u prishi shtëpitë dhe iu tha që do ja u bëj të reja ja u la në mes do detyrohemi ne të bëjmë një vendim qeverie për të gjetur mënyrën për ti legalizuar, shtëpitë e ndërtuara në Gërdec", shprehet Kreu i ALUIZNI-it Artan Lame.
Sipas kreut të ALUIZNI-it procesi i legalizimit për emigrantët do të kryhet me procedurë të përshpejtuar.
Redaksia Online
(M.Ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO