Problemin e trashëguar me pronat që vendi unë ka, qeveria mendon ta zgjidhë përmes Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, institucioni më i ri që bashkon në një zyrat e hipotekave me ato të aluiznit. Teksa prezantoi Artan Lamen, si drejtorin e kësaj super agjencie, zëvendës kryeministri Erjon Brace renditi se çfarë pret qeveria nga ky institucion.
Teksa ju kërkoi bashkive të ndihmojnë qytetarët për dokumentimin e tokës bujqësore, numri dy i qeverisë ju bëri një apel qytetarëve.
"OSHEE duhet të kthejë përgjigje. Institucionet e tjera duhet te kthejnë përgjigje. Përmes agjencisë së re qe krijohet duhet të përmbushen objektivat e vendosur. Krijimi i agjencisë së madhe ishte me qëllim të forcohej bashkëpunimi mes dy të parave. Kërkon shërbim, merrni shërbim. Mos paguani asgjë. Do ta luftojmë korrupsionin. Modernizimi i shërbimit do bëjë të mundur jo vetëm dhënien e shërbimit por edhe shmangien e korrupsionit", tha Brace.
Drejtori i Agjencisë së Kadastrës bëri me dije tre drejtimet e kësaj reforme.
“Kadastra do marrë përsipër disa shërbime. Barra është e jashtëzakonshme po kjo është rruga e vetme për të zgjidhur problemet e tre dekadave për pronat. Reforma do jetë në drejtime
-hartografi
-shërbime
-meritokraci
Vetëm bashke mund ta ndërmarrim këtë reformë dhe vetëm bashkë do t’ia dalim”, tha Lame.
Mite e keni ju z Brace por pyete nje here z Lame sa mijera e mijera Euro ka marre ne dore zoteria me anen e seksereve te tij Aluizmi qe drejtonte zoteria ka qene I perfshire ne skandale te pista dhe Kete ta ka nxjerre edhe KLSH edhe shtypi edhe denoncimi I mjafte qytetareve apo keta nuk perbejne fakte Turp
PërgjigjuUrime z Lame ne detyren e re .
PërgjigjuLum si ti Petref qe ja hodhe