Lamine Yamal vazhdon të shkruajë historinë me fanellën e Barcelonës. Talenti katalanas është bërë lojtari më i ri në historinë e klubit që arrin kuotën e 40 golave në të gjitha kompeticionet, duke thyer një rekord që qëndronte prej vitit 1915.
Goli i realizuar në fitoren bindëse 3-0 ndaj Mallorcas i mjaftoi 18-vjeçarit për të kaluar Paulino Alcantaran, i cili e kishte arritur këtë shifër në moshën 19-vjeçare, më shumë se një shekull më parë.
Me këtë arritje, Yamal ka lënë pas emra legjendarë të historisë të Barçës si Ronaldo Nazario dhe Lionel Messi, ky i fundit e preku kuotën e 40 golave dy vite më vonë se talenti spanjoll.
Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, vlerësoi potencialin e jashtëzakonshëm të Yamal, duke theksuar se ai ka ende shumë hapësirë për t’u përmirësuar dhe për të rritur nivelin e lojës.
Edhe pse Lionel Messi mbetet rekordmeni absolut i klubit me 672 gola, ritmi dhe pjekuria që po tregon Yamal në një moshë kaq të re sinjalizojnë nisjen e një epoke të re në 'Camp Nou'.
Komente






