Lampard do mbetet te Chelsea,
mesfushori është pranë rinovimit

Lampard do mbetet te Chelsea, <br />mesfushori është pranë rinovimit
Frank Lampard me shumë gjasa do të mbyllë karrierën e tij rte skuadra kampione e Europës, pasi Chelsea do ti ofrojë një kontratë të re futbollistit veteran të "blues".

Shefi ekzekutiv i Chelsea, Ron Gourlay kërkon që emra të tillë si Lampard, Michael Essien dhe Florent Malouda të firmosin marrëveshjet e reja brenda shtatorit dhe këtë ua ka kërkuar lojtarëve. Gourlay do të zyrtarizojë gjithashtu këtë javë, largimet e futbollistëve protagonistë në finalen e Champions League, Jose Bosingwa dhe Salomon Kalou.

Në një kohë që Didier Drogba po largohet nga Stamford Bridge, drejtuesit kërkojnë të mbajnë pak nga eksperienca e vjetër me Lampard. Ky i fundit në një intervistë tjetër, ka thënë se shpreson që triumfi në Ligën e Kampionëve dhe kualifikimi në këtë garë për sezonin e ardhshëm të joshë më shumë lojtarë të klasit në Stamford Bridge.

“Triumfi në Ligën e Kampionëve është gjë e madhe për klubin – kjo na vendos neve në hartë. Njerëzit gjithmonë kanë qenë kundër nesh që nuk e kemi fituar atë dhe tash klubi do të ecë përpara” tha Lampard.(rb/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Rrëzimi i helikopterit ku udhëtonte presidenti iranian, autoritetet identifikojnë trupat e djegur

Rrëzimi i helikopterit ku udhëtonte presidenti iranian, autoritetet identifikojnë trupat e djegur