Lampard: Drogba është heroi,
ai na solli Champions League

Lampard: Drogba është heroi,<br />ai na solli Champions League
Kapiteni i Chelsea në finalen e madhe të Munichut, Frank Lampard, ka deklaruar se fitimi i trofeut të Ligës së Kampionëve do të thotë gjithçka për klubin londinez. Mesfushori anglez ishte në garë indirekte dhe me dajën e tij trajnerin e Tottenham, Redknapp, për shkak të kualifikimit në Champions, sezonin që vjen. Dhe fitorja këtë herë i takoi nipit.

“Champions do të thotë gjithçka, ne kemi tentuar ta fitojmë për aq shumë vite. Ky është një titull të cilin vërtet e kemi kërkuar dhe tani edhe e fituam”.

“Nuk mund ta besoj. Përkushtimi që ne kemi treguar është i pabesueshëm. Ne nuk kemi luajtur mirë, por njeriu kryesor Didier Drogba ishte ai që bëri shumicën e punës. Ai është heroi dhe pa të ne nuk do të kishim qenë këtu. Ai shënon gola në ndeshje të mëdha. Unë dua që ai të qëndrojë. Ajo që ai bëri këtë natë është ajo që ka bërë gjatë gjithë karrierës”, është shprehur Lampard. (rb/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Tifozat Kuq e Zi 'gjakosin' FSHF-në, protestë me bojë të kuqe dhe foto të gjenocidit serb kundër shqiptarëve

VIDEO/ Tifozat Kuq e Zi 'gjakosin' FSHF-në, protestë me bojë të kuqe dhe foto të gjenocidit serb kundër shqiptarëve