Mesfushori i ekipit të Çelsit Frank Lampard i ka hedhur poshtë të gjitha spekulimet për një transferim

në Kinë ose në Amerikë te LA Galaxy. Ai ka deklaruar se ndihet shumë mirë Stamford Bridge

dhe se do të vazhdojë kontratën. “Asgjë nuk është e vërtetë nga ato që janë shkruar në media,

unë ndihem shumë mirë te ekipi i Çelsit dhe do të respektoj kontratën. Po përgatitem

për edicionin e ri futbollistik dhe botërorin e klubeve, shpresoj që të përsërisim edicionin e kaluar”

shprehet Lampard. Në fund të intervistës, Lampard ka komentuar edhe lënin jashtë Lojërave

Olimpike që do të mbahen në Londër të David Bekam. “ Jam i befasuar nga vendimi i trajnerit

që ka lënë David Bekam jashtë listës së grumbullimit për Lojërat Olimpike. Bekam është një

futbollist i madhe dhe e meriton të jetë pjesë e Olimpiadës”, përfundoi fituesi i

Champions League me Çelsin Frank Lapmard

(d.b/shqiptarja.com)