Lamtumirë gastritit
me manaferra

Lamtumirë gastritit<br />me manaferra
Manaferrat e shijshme ndihmojë në parandalimin e inflamacionit të stomakut. Për të bërë të njohur këtë dobi të re të këtyre frutave ka shërbyer një studim italian i kryer nga hulumtuesit në Universitetin e Milanos dhe botuar në Plos One.
 
Studimi tregoi se, substancat e përfshira tek manaferrat kanë një mekanizëm të veçantë të veprimit që mund të luftojnë  inflamacionin e stomakut.

Ky rezultat siguron bazën për aplikimin e kësaj substance të frutave si një plotësues apo alternativë për prodhimin e ilaçeve kundër ulçerës dhe gastritit, por edhe të përdoren si shtesë në dietën e përditshme.
 
Studimi zgjati dy vjet dhe është kryer në Laboratorët e Kërkimit dhe Inovacionit në Qendrën e San Michele të Departamentit të Shkencave Farmakologjike dhe Biologjisë Molekulare në Universitetin e Milanos.

Laboratori i San Michele, nën drejtimin e Fulvio Mattivi, ka izoluar dhe karakterizuar përbërësit aktiv, duke përdorur fruta nga fushat eksperimentale të Fondacionit Mach, ndërsa pjesa biologjike është kryer në Laboratorin Farmaceutik të Universitetit të Milanos, drejtuar nga Mario Dell'Agli, i cili për vite ka qenë duke studiuar aktivitetet biologjike të produkteve me origjinë bimore.

Redaksia Online
(Jetona Koçibelli/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Bllokimi i aksit Thumanë-Kashar/ Morën pjesë në protestë, policia fillon shoqërimin e disa prej banorëve

Bllokimi i aksit Thumanë-Kashar/ Morën pjesë në protestë, policia fillon shoqërimin e disa prej banorëve