Lamtumirë Giuliano Gemma
aktorit te njohur italian

Lamtumirë Giuliano Gemma<br />aktorit te njohur italian
TIRANE - Giuliano Gemma (Xhuliano Xhema), aktori i njohur Italian dhe për publikun shqiptar u nda dje nga jeta në moshën 75 vjeçare pas një aksidenti automobilistik.  

Gemma po udhëtonte me makinën e tij në Cerveteri, kur është përplasur me një makinë tjetër.  Gemma është dërguar në spital por ka humbur jetën.
 
I lindur në Romë më 2 shtator 1938. Fëmijërinë e kishte kaluar në Reggio Emilia deri në 1944, kur më pas familja e tij u kthye në Romë.

Duke lozur fëmijë u plagos gjatë një shpëthimi dhe shenjat në fytyrë që i kishin mbetur bënë që personazhet e tij të mos harrohen, si   “Një pistoletë për Ringo” “Edhe ëngjëjt hajnë fasule,” “Arritën Titanët”, etj. Në gjithë karrierën e tij Gemma ka lozur mbi 60 filma.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024