Lamtumirë Gjok Beci!
Homazhe për mjeshtrin e poezisë shqipe

Lamtumirë Gjok Beci!<br />Homazhe për mjeshtrin e poezisë shqipe
Poeti i mirënjohur Gjok Beci, u përcoll sot me nderime në banesën e fundit nga familjarët, miqtë, kolegët e vargjeve poetike dhe këngëve shqiptare. Homazhet u zhvilluan në ambientet e  Radiotelevizionit shqiptarë.

Kastriot Tusha, tenori i mirënjohur që ka kënduar vargjet e poetit Gjok Beci, shprehu nderimet e tij në këtë homazh. "Mund të kujtojmë tekstin e Gjok Becit, që ka kënduar artisti i popullit Gaqo Çako e Vaçe Zela, e shumë artistë të tjerë, bashkë me to dhe unë "Po ku ka si ti o shqipëria ime", tha ai.
 
Në fjalën e tij, valltari i Ansamblit të Valleve dhe Këngëve Popullore, Rexhep Çeliku, shprehu ngushëllimet e tij për këtë autor të madh të penës shqiptare. "Vendit tonë do t`i mungoj kjo penë e artë".

Këngëtari popullorë Mark Gjoka, jo vetëm kolegë i poetit, mik e shok i tij, por edhe patriotë që këndoj me aq mjeshtëri vargjet e poetit Beci, shprehu mirënjohjen e tij për poetin. "Ndihem më shumë se i nderuar, prej 40 vitesh kam kënduar këngën e Gjok Becit".
 
Të shumtë ishin pjesëmarrësit jo vetëm nga Mirdita, vendi ku lindi poeti, por edhe nga të gjitha krahinat e Shqipërisë duke mos munguar dhe miq e kolegë nga Kosova.

Në fjalën e tij për poetin, këngëtari popullor kosovar, Ilir Shaqiri, i cili ka kënduar tekstet e poetit Gjok Beci, tha se ai do të përmbush një amanet të fundit që poeti i ka kërkuar. "Unë me vete kam poezinë e fundit të tij "Kapiten Feti Vogli", të cilën do ta realizoj shumë shpejt sepse ishte dhe amaneti i tij".

Poeti Gjok Beci u nda nga jeta në moshën 75-vjeçare pasi vuante nga një sëmundje e rëndë.

Beci njihet edhe si autor i shumë këngëve folklorike të ansamblit të Mirditës si dhe të festivalit në RTSH, ku ndër më të njohurat është kënga “Rrjedh ne këngë e ligjërime”, kënduar nga Vaçe Zela.

Vëllimi i parë i tij poetik “Kur zgjohen bjeshkët” u botua në vitin 1970. Pas një shkëputjeje 20-vjeçare ai boton librin e tij të dytë “Zambaku im” (1990). Në udhën krijuese të Gjok Becit ka pasur një kohë kur iu ndalua të botonte. Pas viteve 2000 ai botoi disa vëllime të tjera poetike, si:“Qiell e Dhe”, “Antologjia e Shpirtit” (1, 2)dhe “Thuj vetes ec”.

Në vitin 2009, me rastin e 70-vjetorit të tij të lindjes, u dekorua me titullin “Mjeshtër i Madh i Punës” nga ish-Presidenti Bamir Topi. Redaksia Online (m.z/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane