Liqeni Superior, Wisconsin, gusht 2012: fotoja e John Unger, që mban në krahë qenin e tij, Schoep dhe e përkëdhel i futur në ujë, ka bërë xhiron e Web-it. Kafsha, një shartim pastori gjerman 19 vjeç, nuk flinte dot nga dhimbjet që i jepte një lloj artriti dhe kjo ishte mënyra e vetme për ta vënë në gjumë.
MALLËNGJIMI – Historia, por sidomos imazhi i ëmbëlsisë pa fund të burrit dhe mikut të tij të vjetër në ujë, ku qeni mbështetet në shpatullën e tij, shkaktoi lotë mallëgjimi në të gjithë botën.
Foton e pati shkrepur mikja Hanna. Dhe në njëfarë mënyre u përhap në pak kohë: mijëra përdorues filluan të ndjekin qenin e sëmurë dhe pronarin e tij në Facebook; u mblodhën 278 mijë fansa. Lindi edhe një fondacion, Schoep’s Legacy Foundation, për të ndihmuar kafshë të tjera në kushte të tilla dhe pronarët e tyre.
GJURMËT – Tani Schoep ka ngordhur. Një muaj para se të mbushte 20 vjeç, që do të quheshin 140 vjet, nëse do të llogariteshin me vite njerëzore. Schoep, nga emri i një akulloreje të famshme, të shitur në Wisconsin, nuk është më dhe Rrjeti qan. Ishte pronari itij që komunikoi lajmin të premten pasdite përmes Facebook. «Unë po marr frymë, por nuk ia dal të rinis jetën…Schoep nuk jeton më…». Fotoja në liqen, e vetmja gjurmë që i ka mbetur.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com