Në kishën e Monterosso ku u zhvillua ceremonia, ishin prezentë më shumë se 10 mijë persona mes të cilëve miq, dhe shumë personazhe të politikës e sportit italian. Më shumë prekëse ishin fjalët e priftit Luciano dhe mamasë së Anna, e fejuara e Morosinit.
Vrasje me dashje - Por ajo që ka surprizuar më shumë është hetimi i nisur nga prokuroria e Pescara, që nën drejtimin e ministres Valentina D'Agostino ka hapur edhe nëj dosje për akuza të mundshme të vrasjes me dashje.
Hetuesit morën në pyetje Marco Di Francesco, një infermier të urgjencës 118 që të shtunën kishte marrë pjesë në ndihmën mjekësore. Ai tha se në fushë ishte një defibrilator, por nuk u përdor për të ndihmuar Morosinin. Sipas dëshmisë, ky mjet jetik për të riaktivizuar zemrën, nuk u përdor as në ambulancë dhe për këtë kanë nisur edhe akuzat për vrasje.(rb/shqiptarja.com)