Lamtumira e fundit?! Çifti i të moshuarve britanik në luftën e tyre me COVID-19 kalojnë mbase orët e fundit bashkë

Lamtumira e fundit?! Çifti i të moshuarve britanik në luftën e tyre me COVID-19 kalojnë mbase orët e fundit bashkë

Të kapur dorë për dore, por të rrethuar nga të gjitha anët me tuba oksigjeni është kjo  ndër pamjet më rrëqethëse që mund të kemi parë  në këto ditë të vështira për botën, ku njerëzit po luftojnë me armikun e padukshëm të quajtur COVID-19, ku përqafimet dikur një pjesë e pashmangshme e jetës sonë tani janë shndërruar në një mungesë.

Ky çift i moshuar të dy të prekur me COVID-19 ishin në gjendje t’i thoshin njëri-tjetrit mbase lamtumirën e fundit në spital. Sipas mediave të huaja, Gerry Jarrett, 79 vjeç dhe gruaja e tij Barbara, 76 vjeçe, kanë qenë në pavijone të ndara në Spitalin Frimley Park, Surrey – Angli, pasi u pranuan dy javë më parë.

Kur gjendja e gruas u përkeqësua të martën, spitali lejoi çiftin nga Bracknell, Berkshire, të kalonin një kohë të çmuar së bashku pasi ajo dukej se ishte drejt fundit.

Duke përshkruar bashkimin e tyre, vajza e tyre Chloe Keljarrett i tha BBC: Babai u fut me karrocë, duke qarë, i preku dorën dhe sytë e saj u hapën. Ajo ishte zgjuar, e ndritshme dhe mund të fliste.

Keljarrett tha se prindërit e saj ishin bashkë prej 50 vitesh dhe falënderoi spitalin për përpjekjet e tyre të pabesueshme për të lejuar babanë e saj të ndante më shumë momente me gruan e tij.

Keljarrett, e cila është mësuese në Shkollën Brakenhale tha që prindërit e saj arritën të shiheshin përsëri të mërkurën ‘për një ose dy orë të çmuara shtesë’.

Ajo shtoi se babai i saj po tregonte shenja përmirësimi por kishte një udhëtim shumë të gjatë për të bërë deri në fund.

Në fillim të pandemisë, shumë anëtarë të familjes nuk ishin në gjendje të thoshin lamtumirën e tyre të fundit v personave të dashur.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Nuk ia dalin me votë, psikologët drejt gjykatës shkarkimin e presidentes së urdhrit! Altin Nika, votohet presidenti i ri

Nuk ia dalin me votë, psikologët drejt gjykatës shkarkimin e presidentes së urdhrit! Altin Nika, votohet presidenti i ri