Lamtumira e Theresa May me sulme të adresuara për Donald Trump

Lamtumira e Theresa May me sulme të adresuara për Donald Trump

Kryeministrja Theresa May kritikoi të mërkurën intolerancën dhe absolutizmin në rritje në politikën botërore, në një mesazh që shumë e shohin si të adresuar ndaj pasardhësit të saj si dhe Presidentit Donald Trump.

Kryeministrja May, e cila do të largohet nga posti brenda një jave, pas një mandati trevjeçar të dominuar nga Brexit-i, dënoi "politikën ndarëse" dhe tha: "disa po humbasin aftësinë për të mos u pajtuar pa dëmtuar pikëpamjet e të tjerëve".

 May njoftoi dorëheqjen e saj muajin e kaluar pasi Parlamenti hodhi poshtë marrëveshjen e saj të ndarjes me Bashkimin Evropian, e cila kishte për qëllim të siguronte një largim të rregullt të Britanisë nga blloku. Plani u hodh poshtë pjesërisht nga anëtarët pro-Brexit-it të Partisë Konservatore të zonjës May, të cilët dënuan kompromiset me BE-në.

Në fjalimin e saj të fundit si udhëheqëse e vendit, zonja May dënoi politikën populiste të 'fituesve dhe humbësve, të cilët e shohin kompromisin dhe bashkëpunimin përmes institucioneve ndërkombëtare si shenja të dobësisë, e jo të forcës'.

Ajo mbrojti bashkëpunimin ndërkombëtar dhe theksoi nevojën për të ruajtur marrëveshjen e klimës së Parisit dhe marrëveshjen ndërkombëtare bërthamore me Iranin, të cilat Presidenti Trump i ka hedhur poshtë.

May ka pasur një marrëdhënie nganjëherë të tensionuar me presidentin amerikan, i cili e ka quajtur qasjen e saj ndaj Brexit-it “naive” dhe ka thënë se ajo duhet të kishte dëgjuar këshillat e tij për të paditur BE-në.

Javën e kaluar, ambasadori britanik në Uashington dha dorëheqjen pasi presidenti Trump u përgjigj me zemërim ndaj kabllogrameve diplomatike të bëra publike ku ai e përshkruante Shtëpinë e Bardhë si “kaotike '' dhe ''jofunksionale''.

 

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)