'Të shokuar, s'vlenin aq para për Muçin', ish-zyrtari i Besiktas: Dërgova raport negativ

'Të shokuar, s'vlenin aq para për Muçin', ish-zyrtari i Besiktas: Dërgova raport negativ

Ernest Muçi

Samet Aybaba u shkarkua nga posti i Koordinatorit të Përgjithshëm të Skuadrave të Besiktas në Turqi, teksa në një konferencë për mediet ka zbuluar prapaskenat me transferimet e Ernest Muçit dhe Al Musretit disa muaj më parë.

Në 9 shkurtin e 2024 sulmuesi i Kombëtares la Legian e Varshavës dhe u bashkua me turqit për 10 milionë euro, teksa Aybaba zbulon se dërguan një raport negativ për këtë lëvizje, kjo për shkak se Muçi nuk ishte provuar në një ligë të fortë.

“Drejtuesit na pyetën për Muçin, se çfarë lloj lojtari është. Shkruajtëm një raport për Muçin. Shkruajtëm që nuk është e përshtatshme që të blesh një lojtar, i cili nuk është provuar në një ligë të fortë dhe madje nuk luan rregullisht as në ekipin kombëtar. E njëjta gjë edhe për Musrati. I paralajmërova për kostot. Por më pas pamë që u shpenzuan gjithsej 24 milionë euro për këta dy lojtarë. Sigurisht që u shokuam”, ka deklaruar Samet Aybaba.

Gjysmën e dytë të sezonit të shkuar Muçi u kthye në idhullin e tifozëve me paraqitjet dhe golat e tij, ndërsa këtë sezon po fillon të sigurojë minuta. Nëse investimi për Muçin ishte 10 mln euro, sot ai vlen 12 mln euro dhe janë disa klube të interesuara për të.

Duket se paragjykimi i drejtuesve të Besiktas është rrëzuar për një nga yjet që ka nxjerrë futbolli shqiptar vitet e fundit.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    2 Dhjetor, 20:45

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?



×

Lajmi i fundit

Pranga të riut për pastrim parash në Elbasan, i sekuestrohet 136 mijë euro pasuri! Në Itali pjesë e një grupi që merrej me shfrytëzim prostitucioni (VIDEO)

Pranga të riut për pastrim parash në Elbasan, i sekuestrohet 136 mijë euro pasuri! Në Itali pjesë e një grupi që merrej me shfrytëzim prostitucioni (VIDEO)