TIRANE-Lamtumirë Andrea Stefani! Familjarë, të afërm, miq, kolegë të medias të shumtë në numër kanë qenë pranë familjes Stefani për t’i dhënë lamtumirën e fundit të dashurit të tyre që u nda nga jeta 3 ditë më parë.
Homazhet në nder të tij u zhvilluan në hollin e Radio Televizionit Publik Shqiptarë dhe zgjaten deri në orën 12:00.
“Do na mungosh shumë Andrea”, ishin fjalët që nën zë thanë pranë arkivolit që ishte vendosur në mes të hollit të RTSH.
Në homazhe mori pjesë dhe kryeministri Edi Rama dhe ministra të kabinetit. Më pas miq e kolegë mbajtën mbi shpatulla arkivolin e të ndjerit drejt makinës se kortezhit që u drejtua për në banesën e fundit, Varrezat e Tufinës.
Andrea Stefani, analist e gazetar u nda nga jeta në moshën 58-vjeçare nga një sëmundje e rëndë tre ditë më parë në një spital në Romë.
Ai ka lënë pas bashkëshorten, Enkeledën, vajzën Stefani dhe djalin Daniel.
Andrea Stefani punoi prej 20 vitesh në media si gazetar dhe opinionist në organe të ndryshme të shtypit dhe medias vizive shqiptare.
Njihej për qëndrimet dhe pikëpamjet jo konformiste me pushtetet e radhës në Shqipëri.
[gallery]20033[/gallery]
/Shqiptarja.com

VIDEO