Një muaj e gjysmë më parë festoi ditëlindjen e 73-të.Ndërsa sot, pak pasi kaloi mesdita, ish-kryeministri dhe lideri historik i Partisë Socialiste Fatos Nano mbylli sytë përgjithmonë pas disa javësh në luftë për jetën.
Në nderim të ndarjes nga jeta të Fatos Nanos, Këshilli i Ministrave ka vendosur shpalljen Zi Kombëtare ditën e diel, më 2 nëntor 2025, ndërsa homazhet shtetërore do të mbahen po këtë ditë tek Pallati i Kongreseve.
Ish-kryeministri ndodhej i shtruar në një spital privat prej datës 8 tetor. Problemet kronike respiratore e detyruan atë t’i nënshtrohej një trajtimi intensiv duke qëndruar përgjatë 24 orëve nën kujdesin e mjekëve në repartin e reanimacionit.
Politikani pësoi arrest kardiak dhe më pas vdekje klinike të trurit ndërsa gjendja e tij shëndetësore ishte e rënduar dhe pa përmirësim.
Shëndeti i liderit historik të socialistëve ishte rënduar shumë vitet e fundit për shkak të problemit kronik- respirator ose siç njihet në gjuhën e mjekëve SPOK, sëmundje pulmonare obstruktive kronike që prek mushkëritë.
Në vitet e fundit, Fatos Nano është shfaqur rrallë në publik. Prej 2005 kur hoqi dorë nga politika ai ishte përqendruar te shëndeti dhe në jetën personale larg politikës duke ruajtur një profil të ulët.
Njeriu që reformoi të majtën dhe u zgjodh kryeministër 4 herë që nga viti 1991, do të mbahet mend për politikanin liberal e evropian që gërshetoi politikën me emancipimin.
Ish-kryeministri do të nderohet nga figurat më të larta të shtetit, ish-bashkëpunëtorët por edhe njerëz që e vlerësuan kontributin e tij politik fill pas nisjes së tranzicionit.

Qeveria ka shpallur të dielën e 2 nëntorit ditë zie kombëtare, në nderim të ndarjes nga jeta të ish- kryeministrit Fatos Nano.
Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave, në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike flamuri kombëtar do të ulet në gjysmë shtizë.
Këshilli i Ministrave ka vendosur shpalljen Zi Kombëtare ditën e diel, më 2 nëntor 2025, në nderim të Fatos Nanos, ish-Kryeministër dhe një prej figurave më të rëndësishme të politikës shqiptare.
Në respekt të kontributit të tij të çmuar në jetën publike dhe politike të vendit, do të zhvillohet ceremonia funebre shtetërore dhe Homazhet Kombëtare për të ndjerin. Në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike flamuri kombëtar do të ulet në gjysmë shtize.
Në orën 12:00, në nderim të tij, do të ndërpriten të gjitha veprimtaritë dhe do të mbahet një minutë heshtje në mbarë vendin.
Radiotelevizioni Publik Shqiptar gjatë zhvillimit të ceremonialit shtetëror, do të transmetojë muzikë funebre. Homazhet dhe Ceremonia Shtetërore
Pallati i Kongreseve, Tiranë:
08:30 – 11:00 – Homazhe publike
11:15 – 11:45 – Homazhe shtetërore dhe nderim nga personalitetet
12:05 – Ceremonia funebre shtetërore e lamtumirës
Për organizimin e ceremonisë është ngritur një Komision i Posaçëm Shtetëror nën mbikëqyrjen e Kryeministrit, me përfaqësues nga institucionet kryesore shtetërore dhe të sigurisë.
Trupi i pajetë i ish-kryeministrit socialist Fatos Nano sapo është tërhequr nga spitali, nga familjarët e tij.

Një ditë përpara fitores historike 2-1 të Kombëtares së futbollit kundër Greqisë kampione Evrope më 4 shtator 2004 në "Qemal Stafa", kryeministri i asaj kohe, Fatos Nano, premtoi se në rast suksesi ekipi do merrte 500 mijë dollarë shpërblim.
Nano e ndoqi takimin nga tribuna VIP e stadiumit në Tiranë dhe menjëherë pas ndeshjes mbajti fjalën duke akorduar shpërblimin që kishte premtuar në takimin me ekipin.
Sot, më 31 tetor 2025 ish-kryeministri i Shqipërisë mbylli sytë përgjithmonë në moshën 73-vjeçare.
Komente










Po parat e vjedhura te buxhetit te shtetit e te investura ne Vjen te Austris u harrun dhe ti gezojn brezat e ardhshshem.kurse populli si i paditur ose i adhuron ose i urren ne kulm sipas ngjyrave politike.
PërgjigjuSA GJYNAH..,,,SA I RI ,,,NGUSHEKLIME FAMILJES..
PërgjigjuShume i ri
Ngushellime familjes.Nje mungese qe nuk zvendesohet me asnje
Ngushellime te sinqerta familjes, ishte vertet nje njeri dhe lider qe sdo ti vije asnjehere ketij vendi, ishte qytetar
PërgjigjuNgushellime familjes, njeriu i mire iken gjithmon para, faren e keqe nuk e gjen gje.
PërgjigjuNjeri I madh burre shteti me plot kuptimin e fjales! Do mbetet I paharruar! Ngushellime familjes!
PërgjigjuNgushéllime te sinqerta per zotin Fatos Nano !
Përgjigju