Lamtumirë Holandë! Nga 1 janari do të quhet 'Vendet e ulëta'

Lamtumirë Holandë! Nga 1 janari do të quhet 'Vendet e ulëta'

Nga 1 janari i viti 2020 emri Holandë nuk do të përdoret më. Në vend të emrit që quhet deri më tani ajo do të thirret me emrin e ri, “vendet e ulëta”, edhe pse vendi europian ka vetëm një rajon të saj që i takon këtij specifikimi gjeografik.

Qeveria holandeze ka investuar 200 mijë Euro për këtë ndërrim dhe sipas autoriteteve është një ndërmarrje që ia vlen pasi bëhet fjalë për rritjen e të ardhurave të vendit sidomos nga turizmi.

Pas vendimit të qeverisë në fakt qëndron një strategji e tërë që parashikon ndryshim në logon ndërkombëtare dhe që do të ketë një ndërthurje të 2 simboleve ‘NL’ që është shkurtimi i ‘Netherland’ që përkthehet “Vendet e Ulëta” në gjuhën angleze si dhe një tulipan portokalli që do të zëvendësojë logon aktuale.

Të gjitha institucionet qeveritare, akademike dhe kulturore do të të përdorin logon e re nga janari i vitit të ardhshëm.

Një zëdhënëse e Ministrisë së Punëve të Jashtme tha se Hollandës i duhej një strategji kombëtare më e njëtrajtshme dhe e koordinuar e markave në mënyrë që të nxisë eksportet, turizmin, sportet e vendit dhe përhapjen e "kulturës, normave dhe vlerave" holandeze në të gjithë botën.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Unë: 28/12/2019 16:29

    Disinformim

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!