"Lamtumirë Kosovë", Bunjaki:
jam krenar për këta djem

jam krenar për këta djem
">
Për trajnerin Albert Bunjaki ndeshja ndaj Islandës ka qenë e fundit në krye të Kombëtares së Kosovës

Ai pas ndeshjes, së bashku me lojtarët ka qëndruar për disa minuta në fushë, ku me lot në sy është përshëndetur me ta.

Bunjaki tha se është shumë krenar që ka qenë në krye të këtyre futbollistëve dhe ka qenë shumë e vështirë ndarja me ta.

“largimi ishte i vështirë, sepse kemi shumë vite bashkë. Me paraqitje të tillë të jep emocion edhe më shumë, pasi nuk u dorëzuam për asnjë moment”, tha Bunjaki për Supersport.

“Jam shumë krenar me këta djem dhe jam shumë krenar me atë që kemi bërë këto vite. Pavarësisht problemeve, jemi i lumtur që kemi qenë në këtë grup për zhvillimin e këtyre lojtarëve”, vazhdoi ai.

“E kemi ditë që është një kombëtare e disiplinuar dhe e organizuar, duke mos na lejuar shumë raste. Loja ka qenë ashtu siç e kemi pritur, por përvoja e tyre e bëri të vetën”.

Redaksia Online
a.dr/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Përjashtimi i 24 deputetëve demokratë nga Kuvendi, Sula: Ky vendim nuk na tremb për të vijuar betejën tonë

Përjashtimi i 24 deputetëve demokratë nga Kuvendi, Sula: Ky vendim nuk na tremb për të vijuar betejën tonë