'Lamtumirë Kosta Grillo', përcillet në banesën e fundit gazetari sportiv! Shakohoxha i sjell dhuratë me lot në sy: Të dy nuk do komentojmë më

Mes dhimbjesh e lotësh, miq, familjarë e të afërm, i kanë dhënë lamtumirën e fundit gazetarit dhe komentatorit të njohur sportiv Kosta Grillo, i cili dy ditë më parë humbi betejën me koronavirusin.

Të shumtë ishin edhe kolegët që morën pjesë në ceremoninë e mbajtur në Stadiumin Selman Stërmasi, ku i sollën edhe dhuratën e fundit.

Dritan Shakahoxha, ish-komentator: “Kosta gjithmonë është zhdukur dhe është kthyer prap, në të gjithë jetën e vet. Gjithmonë ka qenë kjo shpresa, por këtë herë ndodhi ndryshe. Sot kam ardhur më këtë mikrofonin, me të cilën kam komentuar ndeshjen e fundit në kampionatin europian, mendoja se do ta ruaja gjithë jetën për vete, por e solla që t’ia jap me vete mikut tim, që për fat të keq edhe ai nuk do komentoi më asnjëherë. Nga Kosta mund t’iu kujtoj që në Jerevan në ndeshjen me Armeninë (Kur Shqipëria u kualifikua në Europian) unë komentoja për Digitalb dhe ai për RTSH, por dy minuta i komentuam të përqafuar bashkë. Më vjen shumë keq që duhet të kujtoj tani kështu gjërash me ju sepse duhet t’i kujtoja me Koston me shaka. Ai nuk dinte mënyrë tjetër komunikimi përveçse me shaka.”

Lirim Zalla nuk ishte vetëm kolegu i Kosta Grillos, por edhe shoku i fëmijërisë, i cili me komentatorin ndau pothuajse të gjithë jetën.

Lirim Zalla, gazetar: “I ka humbur zëri identifikues, zëri shpirtëror, ndërsa mua shoku i fëmijërisë. U rritëm bashkë, në një vend, në një shkollë, në një lagje. Më vonë e thirra në television duke ditur kapacitetin e madh të tij. E ftova dhe ai pranoi, duke punuar në mënyrë fantastike. Fëmijërinë e kaluam bashkë, rininë si koleg, ja tani ai nuk është më…kam një boshllëk shumë të madh. Kosta ishte një njeri qytar, ishte njeri I jashtëzakonshëm, ishte I paqtë, përcillte mirësi, energji pozitive pafund. Do ta dua përjetë Kostën.”

Ervin Baku, gazetar: “Kosta ka dhënë një kontribut të pazëvendësueshëm për futbollin shqiptar. Kosta nuk ka ikur, është I pavdekshëm, sepse zëri I tij është në arkivin e RTSH-së. Zëri i Kostës, timbri i tij është ngulitur thellë në miliona teleshikuesit në mbarë botën. Në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi. Njerëz me shpirt të bardhë si Kosta Grillo janë të pavdekshëm.”

Një mesazh lamtumire për Kosta Grillon, e pati edhe presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit.

Armando Duka: “Sot është një ditë zie për ne, për të gjithë komunitetin e futbollit, mediat sportive, por edhe për të gjithë ata që e kanë njohur nga afër Kosta Grillon. Një nga figurat e gazetarisë, që e kalonte këtë aspekt, ishte më shumë se kaq.”

Pasi u prek nga koronavirusi Kosta Grillo udhëtoi drejt Turqisë me 12 gusht, ndërsa me datë 26 të po këtij muaji ai u fut në terapi intensive. Por pas një lufte gati dy mujore 59-vjeçari i mbylli sytë përgjithmonë…

 

 

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se Primaret e Berishës nxorën kandidatët më të mirë për 14 majin?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Të dashuruar me Messin, lojtarët e Australisë në radhë për foto

VIDEO/ Të dashuruar me Messin, lojtarët e Australisë në radhë për foto