Lamtumirë ligji, gratë në Arabinë Saudite ngasin makinën

Lamtumirë ligji, gratë në Arabinë Saudite ngasin makinën

Gruaja saudite në timon

Gratë në Arabinë Saudite kanë fituar dje të drejtën legjitime për të ngarë makinën. Ky është një hap i madh për gratë suadite, të cilat deri dje mbështeteshin tek bashkëshorti, të afërm meshkuj apo taksitë për të lëvizur me makinë.

Në fillim të muajit, qeveria saudite filloi t’u jepte patenta saudite grave që kishin patenta shoferi nga vende të tjera përshirë Britaninë. Libanin dhe Kandanë. Por shumica e sauditeve nuk kanë patenta dhe nuk kanë pasur kohë të bëjnë kurset për ngarjen e makinës që filluan të pranojnë gra vetëm pak muaj më parë. Gratë thonë se do të duhet kohë që të përqafohet kjo liri e re në shoqërinë konservatore suadite.

Kompanitë e automjeteve po përgatiten duke shtuar makinat për shitje, pasi pritet që kërkesa të rritet. Kompanitë e taksive Uber dhe Careem kanë filluar të rekrutojnë shofere gra. Princi saudit i kurorës Mohamad Bin Salman e reklamoi vendimin për të lejuar gratë të ngasin makinën si një hap i madh drejt ndryshimeve sociale që ai synon për shoqërinë saudite. Sipas princit, gratë nuk kanë nevojë të marrin leje nga meshkujt në familje për të aplikuar për patentë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

 Keni ngrënë shumë për festa? Ja si të vendosni ekuilibrin

Keni ngrënë shumë për festa? Ja si të vendosni ekuilibrin