ITALI - Përfundon sot me 28 shkurt papati i Benediktit XVI-të, i cili më 11 shkurt njoftoi dorëheqjen nga froni i Pjetrit, ndërkohë që ky fron mbetet bosh duke filluar nga ora 20:00.
Dje gjatë audiencës së përgjithshme të fundit, mbajtur në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, ku ishin të pranishëm 200 mijë besimtarë të ardhur nga mbarë bota, Papa Jozef Ratcinger përshëndeti dhe la testamentin e tij shpirtëror, duke shpjeguar se gjatë papnisë së tij, kisha ka pasur momente të mira, por ka përjetuar edhe “momente të vështira”.
Lidhur me tërheqjen e tij nga udhëheqja e Kishës, Benedikti XVI pohoi se “nuk e braktis kryqin”.
Sot ka mbajtur edhe takimin e lamtumirës në orën 11:00 në sallën Klementina, me kardinalet që kanë ardhur në Romë nga selitë e tyre nëpër botë për Konklavin.
Pasdite në ora 17.00, Papa Benedikti XVI do të lërë Vatikanin me helikopter ku do të transferohet në Kastel Gandolfo, ku do të jetojë deri në pritje të sistemimit në ish-manastirin e Klauzurës në Vatikan, pas Bazilikës së Shën Pjetrit.
Ky manastir do të jetë banesa e “Papës në pension”, siç ka dashur vet të quhet nga mbrëmja e ditës së sotme e tutje.
Rreth orës 17.30, Papa Ratcinger do të përshëndesë besimtarët në sheshin para Pallatit të Kastel Gandolfit, edhe ky moment do të jetë edhe çasti i fundit, në të cilën do ta shohim në cilësinë e Papës së Romës në detyrë.
(l.ç/ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com