Matt Johnson, 32-vjeç dhe Jessica Johnson lanë punët e tyre përkatëse, me të cilat siguronin rreth 1000 dollarë në muaj dhe jetësuan ëndërrën e tyre për të udhëtuar nëpër botë
Ata shitën gjithçka që patën, blenë një varkë dhe u nisën për të udhëtuar rreth botës.
“Jetët tona ishin ëndërra tipike amerikane.Shko në shkollë, martohu, blej një shtëpi dhe fillo një karrierë”, - thanë çifti për gazetën “DailyMail”
“Për shumë gjatë ne filluam të kalojmë të gjitha fundjavat para televizionit pa bërë diçka kreative apo produktive. Ne e kuptuam se kjo duhet të ndryshojë”, - thotë çifti.
Johnsons, kanë vizituar 16 vende deri më tani duke përfshirë Bahamas, Xhamajka, Kuba dhe Peru ndërsa me ta udhëton edhe macja e tyre, Georgie që din të notojë.
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)