Ylli i muzikës Lana Del Ray ka pozuar në një set fotografik për revistën Fashion dhe do të jetë në kopertinën e saj për muajin shtator.

Lana ka shprehur dëshirën për të pasur një njeri me të cilin të ndante jetën dhe të kishte me të fëmijë, gjatë intervistës.

Në dorën e majtë të këngëtares shihet një tatuazh ku shkruan “Paradise”.

lana del rey

Duke u hapur edhe për lidhjen e saj trevjeçare me Barrie James O'Neill, e cila përfundoi papritur në muajin qershor, ajo thotë se ishin tre vite të parëndësishme, të dobishme por   të vështira.

Unë kam pasur shumë ulje dhe ngritje në jetë, thotë Lana.
Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)