Landet gjermane do të dënojnë përdorimin e simbolit ‘Z’
Simboli "Z" i vizatuar në një stacion autobusi në Shën Petersburg. 4 mars 2022.
Disa shtete gjermane kanë njoftuar se përdorimi publik i simbolit “Z”, që po përdoret për të shprehur mbështetjen ndaj luftës së Rusisë në Ukrainë, do të ndëshkohet me ligj. Senatorja Iris Spranger nga Berlini tha për gazetën Tagesspiegel se përdorimi i simbolit “Z”, që është parë në makinat ushtarake ruse, “natyrisht se do të thotë mbështetje e luftës së agresionit”.
Një luftëtar pro-rus në rajonin lindor ukrainas të Donjeckut kalon pranë një tanku në ka të vizatuar simbolin 'Z'. 6 mars 2022, përdorimi i këtij simboli, sipas saj do të dënohet me ligj. Ajo iu referua një neni të Kodit Penal, që në rast se dikush e shkelë të njëjtin, mund të dënohet deri në tre vjet burgim apo të gjobitet.
Po ashtu Lower Saxony dhe Bavaria kanë njoftuar për dënime lidhur me përdorimin e këtij simboli.
“Ne nuk pranojmë miratimin e krimeve dhe shkeljeve të ligjit ndërkombëtar”, tha për Dpa ministri i Drejtësisë së Bavarisë, Georg Eisenreich.
Po ashtu, edhe në lande të tjera gjermane, ligjvënësit janë shprehur se janë për të aplikuar dënime në rast të përdorimit të këtij simboli.
Që prej se Rusia nisi pushtimin e Ukrainës, shkronja “Z” është parë në tanke e uniforma, dhe po ashtu është shfaqur e vizatuar në mure, ndërtesa e bluza, teksa ky simbol po përdoret për të shprehur mbështetjen ndaj pushtimit të Ukrainës nga presidentit rus, Vladimir Putin.
Ka disa teori se çfarë nënkupton kjo shkronjë, e cila nuk gjendet në alfabetin rus. Ministria e Mbrojtjes së Rusisë, ka thënë se “Z” do të thotë “Për fitore”./ REL
K.T./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
52.3%
-
Të gabuar
43%
-
Nuk e di
4.7%
Vota total: 12637
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
NATO vendos komandën tokësore në Finlandë, afër kufirit rus
27 Shtator, 16:44
-
Kremlini: Doktrina e re bërthamore është paralajmërim për Perëndimin
26 Shtator, 22:52
-
I dënuar me burgim të përjetshëm, shqiptari arrestohet në aeroportin gjerman
26 Shtator, 18:14
-
Reuters zbulon dokumentet: Rusia ka krijuar një program sekret të prodhimit të dronëve në Kinë
25 Shtator, 21:36
-
Zelensky: Putini po planifikon të sulmojë centralet bërthamore të Ukrainës
25 Shtator, 20:25
-
Arrestohet Jens Lehman, legjenda e Arsenalit
25 Shtator, 14:41
-
Lufta në Ukrainë/ Zelensky: Fundi i luftës është më afër se sa mendojmë! Kremlini përgjigjet: Do të përfundojë vetëm kur të arrijmë qëllimet tona
24 Shtator, 15:47
-
Scholz: Gjermania nuk do t’i japë leje Ukrainës për armët me rreze të gjatë veprimi
24 Shtator, 15:38
-
Zyrtari rus: Testimet bërthamore varen nga sjellja e SHBA-së
23 Shtator, 15:01
-
Gjermani/ Sondazhet paraprake: Social-Demokratët me epërsi të lehtë ndaj së djathtës ekstreme në zgjedhjet e shtetit të Brandenburgut
22 Shtator, 20:15
-
Super raketa e Putinit dështon: Ikona e fuqisë ruse shpërthen pas lëshimit dhe shkatërron bazën
22 Shtator, 19:46
-
Zgjedhje në Gjermani, partia e Scholzit kërkon të ndalë ekstremistët e djathtë në Bradenburg
22 Shtator, 11:35