Landfill i fshehtë mbetjesh në Shkodër? Banorët e Bleranit dhe prifti në protestë (VIDEO)

Banorët e fshatit Bleran në njësinë administrative Rrethina të Shkodrës kanë arritur të bllokojnë punën e fabromave të bashkisë.

Pa asnjë njoftim apo tabelë që njofton punimet, bashkia e Shkodrës nisi hapjen e një rruge rurale në kodrat e Rrencit.

Mungesa e transparencës mbi këtë projekt ka bërë që banorët e fshatit Bleran si dhe prifti i zonës, dom Raffaele Galiardi të dalin në protestë.

"Për 25 vjet nuk i ka ra në mend asnjë personi sot shofim të gjitha këta mjete duke punuar dhe ne na erdhi pak keq, sepse ne kemi një rrugë poshtë që është e pakalueshme, kur bie shi ka 50 cm ujë. Kemi kërkuar na ndihmoni na sillni ndonjë material dhe vijnë këtu e shepnzojnë lekë këtu kur nuk bëjnë rrugë poshtë.

Ajo është rrugë ku kalojnë 100 familje. Ku ka 800 banorë ku fëmijët kanë nevojë të shkojnënë shkollë. Na tregoni pse jeni duke bërë këtë punë, nëse është për të sjellë mbeturina e përsëris që prej shkollës së Reznit nuk kalon dot asnjë person. Hajde na takoni zonja Voltana ne jemi njerëz kemi dëshirë për tu marrë vesh dhe për të kuptuar", tha ai.

Protestuesit kanë dyshime se kjo rrugë po hapet nga bashkia me qëllimin kthimin e ish-Repartit të Zbulimit në një vendgrumbullimi për mbetjet urbane.

"Ka informacion në bazë të landfillit, se  janë prish marrëdhëniet e punët e tyre. Ajo është shpresa e fundit".

"Papritur vijnë dhe investojnë në një rrugë e cila për ne është rrugë e vdekur".

"Kjo është bë me kap, por n spo kapim pushkën".

"Të vijë përfaqësuesi i bashkisë të tjerat janë përralla. Të japë llogari, të tjerat janë përralla pa ardhur ai këtu, të japë llogari para mediave", thonë banorët.

Banorët shprehen se kjo rrugë jo vetëm është e dyshimtë, por as nuk u shërben. Më herët ata kanë kërkuar të rikonstruktohet aksi nga fshati Bleran deri tek Varrezat e Dëshmoreve, e cila është tërësisht e amortizuar.

Ne lidhje me këtë çështje, Report Tv u interesua pranë Bashkisë së Shkodrës. Zyrtarë të saj thanë se rruga e re i shërben Qendrës së pritjes për emergjencat civile, ndërkohe pretendimet e banorëve për hedhjen e mbetjeve urbane nuk qëndrojnë.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Kurbin/ Punëtori ra në makinerinë e inerteve dhe humbi jetën, arrestohet një nga bashkëpronarët! Hoqi edhe DVR e kamerës, 2 ende në kërkim (EMRI)

Kurbin/ Punëtori ra në makinerinë e inerteve dhe humbi jetën, arrestohet një nga bashkëpronarët! Hoqi edhe DVR e kamerës, 2 ende në kërkim (EMRI)