Landfill sanitar për rajonin Korçë-Pogradec, Gjiknuri: Së shpejti nisim punën për atë të Vlorës

Nis operimin landfilli sanitar i Maliqit, investim prej 14 milionë euro, i cili mundëson trajtimin në mënyrë të sigurt të mbetjeve të ngurta për rajonin e Korçës dhe Pogradecit, ndërkohë që rrjeti i stacioneve të transferimit u mundëson bashkive të këtij rajoni të dërgojnë mbetjet e ngurta të tre në këtë landfill.

Projekti, bashkëfinancim i qeverisë gjermane, shtrihet në një sipërfaqe prej 19.5 hektarë dhe ka një kapacitet përpunues prej 1 milionë metër kub mbetjesh. Në përurimin e landfillit ishin të pranishëm Kryeministri Edi Rama, ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri dhe ambasadorja gjermane në Shqipëri, Susanne Schütz.

E veçanta e këtij investimi është fakti që ai është konceptuar dhe ndërtuar në mënyrë të tillë që të trajtojë njëkohësisht edhe të gjitha ujërat e ndotura, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm si për banorët e kësaj zone, ashtu dhe për zhvillimin e turizmit.

Susanne Schütz, ambasadore

Ministri Gjiknuri informoi se së shpejti do të nisë puna për landfillin e Vlorës, i cili është kthyer në domosdoshmëri për këtë zonë turistike tejet të frekuentuar.

Sot kemi përpara një impiant modern të trajtimit , një landfill me kushte bashkëkohore. Shumë shpejt  do të fillojmë edhe ndërtimin e landfillit të Vlorës edhe kjo një pjesë shumë e rëndësishme , një infrastrukturë kaq e nevojshme për një zonë shumë turistike.

Damian Xhiknuri, ministër

Një strukturë e rrënuar në një fushë po aq të lënë pas dore në Korçë është kthyer në një Park Olimpik europian. Parku Olimpik i Korçës është një vepër unike që i jep qytetit një atraksion më tepër.

Projekti, që ka shfrytëzuar një strukturë ekzistuese në formë harku, është ndarë në dy pjesë, duke strehuar brenda saj Pallatin e Sportit dhe “Qytetin e Fëmijëve”. 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

EMRAT/ I vendosën tritol në banesë një qytetari, arrestohet 27-vjeçari, shpallet në kërkim i riu dhe vihen nën hetim dy të tjerë

EMRAT/ I vendosën tritol në banesë një qytetari, arrestohet 27-vjeçari, shpallet në kërkim i riu dhe vihen nën hetim dy të tjerë