FIER - Vijojnë protestat në Mbrostar të Fierit kundër ndërtimit të impiantit të përpunimit të mbetjeve në zonën e tyre.

Pasi nuk kanë arritur një marrëveshje me prefektin e qarkut Xhevit Bushaj, banorët e Mbrostarit kanë dalë sërish në protestë kundër ndërtimit të landfillit.

Gra dhe fëmijë janë ulur në mes të rrugës, duke bllokuar qarkullimin e automjeteve në  aksin rrugor Fier – Lushnje për afro 30 minuta. Bllokimi i rrugës ka shkaktuar radhë të gjata automjetesh, të cilat kanë mbetur të bllokuara.

Prezente janë forca të shumta policie, të cilat vetëm po ndjekin nga afër protestën dhe nuk kanë ndërhyrë.

Kjo është dita e shtatë radhazi që banorët e Mbrostarit protestojnë kundër ndërtimit të landfillit në zonën e tyre. 

[gallery]19770[/gallery]