Sigurimi i ujit te pijshëm është kthyer në sfidë për banoret e fshatit Mabë në Njesinë Administrative të Dajçit në Lezhë.
Prej të pakten 10 vitesh në çezmat e këtij fshati nuk rrjedh asnjë pikë uji, pasi ujësjellësi është jashtë funksionit.
Në këto kushte banorët detyrohen ta blejnë ujin, pasi edhe nga shpimet që kanë bërë privatisht uji del i ndotur për shkak se landfillit të Bushatit.
"Kjo është skandaloze, hapja e këtij landfilli ka ndotur ujin. Ka tre vite që blej ujin", shprehet një banor.
"Për shkak se mungon rrjeti ujësjellës, njerëzit kanë bërë shpimet vetë, por as uji që del prej shpimeve nuk mund të përdoret sepse është i ndotur. Këtë ndotje e shkakton landfilli i Bushatit. Ne e kemi bërë problem tek Kryetari i Bashkisë, Pjerin Ndreu dhe asgjë nuk është bërë për Mabën. Sigurojmë ujin e pijshëm duke e marrë me bidona rreth 15 kilometra larg fshatit", shprehen të tjerë banorë.
Në fshatin Mabë jetojnë rreth 1 mijë banore, të cilët janë ankuar vazhdimisht pranë bashkisë së Lezhës për mungesën e ujit, por nuk kanë gjetur zgjidhje!
KJO ESHTE MARREZIA PA FUND E LANDFILLEVE,,,,,sa me shpejt ne shkoder duhet incenerator,,,,,po ashtu incenerator do korca,,vlora,,saranda,,,durresi,,,,kukesi,,,etj...EDI RAMA nderto sa me shpejt incenerator ne keto qytete,,dhe shto pikat e riciklimit te letres,qelqit,, dhe plastikes,,,ndryshe do na mbysin plehrat...
PërgjigjuVoltana i bie shkurt buxhetit, gjysmen per vllaznine qe blen te huaj dhe gjysmen per plehrat qe i plasin aty.
PërgjigjuAty ne mes te pirgut te plerave vendosni nje bust te Voltanes......
Përgjigju