Lani fytyrën me ujë të gazuar
ja efektet pozitive që kjo sjell

Lani fytyrën me ujë të gazuar<br />ja efektet pozitive që kjo sjell
Paralelisht me produktet kozmetike, gjithnjë kanë ekzistuar edhe metoda popullore të dobishme për trajtimin e fytyrës dhe trupit.
 
Një nga produktet që mund të rigjallërojë fytyrën tuaj është uji i gazuar. Këtë praktikë fillimisht e kanë përdorur gratë dhe vajzat në Kore dhe Japoni.
 
Uji i gazuar ndihmon në pastrimin e lëkurës nga qelizat e vdekura dhe pastron poret.
 
Ka disa mënyra për të aplikuar ujin e gazuar në fytyrë që të ketë një ndikim sa më efikas.
 
Koreanet dhe japonezet fillimisht e kanë përdorur ujin e gazuar si spraj duke e përhapur me pambuk në fytyrë dhe duke e mbajtur disa minuta.
 
Ndërsa metoda tjetër sugjeron që të mbushet një enë me ujë të gazuar dhe të mbahet deri në 15 sekonda.
 
Kjo metodë nuk duhet aplikuar më shumë se 2 herë në javë në fytyrë pasi mund të shkaktojë acarimin e lëkurës.

Redaksia Online
AL.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike