‘Lani rrobat me 30 gradë’, deputetja e PD ironizon Ballukun: Pres të nxirrni VKM që t’i lajmë me dorë! Ministrja: Qenke mërzitur t’i nga deklaratat e mia

 

Kriza energjetike dhe fushata sensibilizuese që ka marrë përsipër qeveria për të ndërgjegjësuar qytetarët në kursimin e energjisë elektrike, ka shkaktuar debat në Kuvend. Deputetja demokrate, Eralda Bano ka ironizuar një postim të bërë nga ministrja Belinda Balluku që të lahen rrobat me 30 gradë për të kursyer energjinë elektrike. Bano tha me irnoi se pret qe qeveria të nxjerrë VKM për larjen e rrobave me dorë.

Pjesë nga debati

Bano: Duke qenë se jemi në një vit nën trysninë e rritjes së çmime do vështirësohet edhe transporti i nxënësve në shkolla. Për këtë jam e qetë se ky shpenzim do kompensohet nga laja e rrobave me 30 gradë. Apo si komenti i fundit që bëri zonja ministre, ku po mendonte për qytetarët duke u thënë se edhe hapja shesh e frigoriferit harxhon energji elektrike, jeni bërë qesharak. Tani pres ditën që të nxirrni një VKM për larjen e rrobave me dorë.

Balluku: Më erdhi mirë që parafolësja shpëtoi burrat ministra dhe u kap me gratë ministre. Si mund të dalësh këtu zonjë e të hedhësh vrerë, po flit me fakte, jo po dara me oligarkët, jo po na ke mbajtur pishtarin ti. në e dashur nuk merrem me temperaturat e larjes së rrobave, sepse unë i laj sipas mundësisë time. Deri më sot nuk kisha dal të flisja për larjen e rrobave, skam folur kurrë. Kam shpërndarë një fushatë, që duhet ta bësh edhe ti se je qytetare e këtij vendi, për sensibilizimin e qytetarëve për kursimin e energjisë. Po e le frigoriferin hapur harxhon më shumë energji. Po ta lesh dritën hapur harxhon më shumë energji. Edhe lavatriçen laje si të duash. Ma gjej me video për larjen e rrobave se s’kam kohë, unë i laj në 12 të natës kur më del koha, detyra ime është të garantoj furnizim të pandërprerë me energji elektrike, deri tani ia kemi dal. Të vish këtu e të tallesh me batuta për larje rrobash, nuk është gjë e mirë. Ke ndonjë gjë serioze për të na thënë, të dëgjuam të gjitha e hape me zonjat ministre e mbylle me zonjat ministre. Për rrobat zonjë laji si ta mendosh ti, ne do vazhdojmë të ofrojmë e energji elektrike siç e kemi detyrën. Me fashën 800 kwh do paguajnë më shumë, ata që mbajnë derën e frigoriferit hapur ata që duan të lajnë me 90 gradë rrobat, ne sensibilizojmë, janë fushata ndërgjegjësuese. Del aty akuzon se paskam thënë se kam thënë lani rrobat. Se kam thënë, e kam shpërndarë, bën mirë ta shpërndash edhe ti. Qenkeni mërzitur se iu thash unë mos e lini derën hapur. Po mos e lini se harxhon energjinë

Bano: Për ti treguar ministres që e kam me fakte, nuk flas në erë. E kam me video (nxjerr videon)

Korreshi: Leksionet për karikuesin e celularëve që duhet ta mbajnë vënë apo hequr mos kanë qenë pasojë e këtyre dritave që na qërruan sot.


Lajmi kryesor:

Kuvend/ PD 500 mijë $ nga Rusia, Majko: Drejtuesit me dhe pa zyrë të japin llogari! S'është faj individual! Alibeaj: Të qenka shëruar goja! Akuza do përgënjeshtrohet


SI.E./KT/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Legjionarët/ Bitri dhe Shpendi gjejnë golat, Gripshi fiton Kupën! Myrto Uzunin e nderon gjithë stadiumi, një gol larg historisë

Legjionarët/ Bitri dhe Shpendi gjejnë golat, Gripshi fiton Kupën! Myrto Uzunin e nderon gjithë stadiumi, një gol larg historisë