Një trafikant droge u arrestua nga policia në Londër, pasi u zbulua nga veprimet që po kryente në një klub nate. Mansoor Kiani, 28-vjeç, u zbulua pasi po derdhte shampanjë mbi orën Rolex në një klub nate në Knightsbridge si dhe nga xhirot e tij me Ferrari.
28-vjeçari u dënua me 15 vite e gjysmë burg, si shpërndarës droge dhe pasuria e tij ishte vënë nga shitja e heroinës dhe kokainës. Në seancën gjyqësore u shfaqën dhe video ku Kiani ra në sy tek policia nga xhirot me Ferrari dhe skenat në klubet e natës, si derdhja e shampanjës mbi orën Rolex.
“Pasuria e pashpjegueshme dhe sendet e shtrenjta të blera me para në dorë janë tregues kyç se dikush mund të jetë i përfshirë në krimin e organizuar.”- tha detektivi Tom Stean. Ai tha se njerëzit mund të ndihmojnë në arrestimin e kriminelëve duke raportuar çdo shqetësim dhe skena të ngjashme.
Mansoor Kiani nga Luton, u përpoq të fshihte aktivitetet e tij të trafikut të drogës duke përdorur një sistem komunikimi telefonik të koduar të quajtur ‘EncroChat’. Por ai u arrestua në pranverë të 2020 dhe mesazhet në sistemin e koduar ndihmuan policinë të zbulonte bisedat mes tij dhe të tjerëve për shpërndarjen e drogës.
Pak njerz ja dalin me sukses derin ne fun.
PërgjigjuKur ra jevgu nkos…
PërgjigjuI pafsh hajrin Rolexit mor djale. Flasim mbas 15 vjetesh.
Përgjigju