LAOS- Një aeroplan me 49 persona në bord, është rrëzuar në Pakse të Laos-it.
Deri më tani, janë gjetur trupat e 11 viktimave. Avioni ATR-72 i cili fluturonte nga kryeqyteti Vientaine për në Pakse, u rrëzua vetëm 8 kilometra larg aeroportit.
Skuadrat e shpëtimit të Laos-it dhe të Tailandës, vazhdojnë kërkimet për të gjetur se ku saktësisht është rrëzuar avioni.
Plot 44 pasagjerë dhe 5 anëtarë të ekuipazhit besohet se kanë vdekur.
Sipas presidentit të Lao Airlines, Somphone Douangdara, piloti i avionit kishte eksperiencë të madhe dhe se të gjitha pistat të çonin në kushtet e këqija të motit.
Aksidenti i fundit ajror i kësaj kompanie, ishte 14 vite më parë, në vitin 1999.
Redaksia Online
(e.d/e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com