Kreu i ‘Koalicionit Shqipëria BëhetAdriatik Lapaj ka postuar një video ku i bën thirrje votuesve në diasporë të vijojnë procesin e votimit. Lapaj tha se duhet të ndëshkojnë me votë ata që i larguan nga atdheu.

Më tej Lapaj thotë se nuk duhet të bien pre presionit të familjarëve në Shqipëri.

"Sot ka nisur procesi i marrjes së zarfeve nga ana juaj dhe tashmë ka nisur procesi i votimit. Votoni kë tju dojë zemra. Vetëm mos lejoni që sërish dhe aty ku jeni larg, që pushteti që ju largoi ta ndëshkoni me votë. Mos lejoni presionin e familjarëve nga Shqipëria, që i tremben ikjes nga puna.  Veproni si njerëz të lirë dhe mendoni se sa shumë luftuam."-tha Lapaj.