Laporta flet hapur mbi mundësinë e rikthimit të Messit tek Barcelona

Laporta flet hapur mbi mundësinë e rikthimit të Messit tek Barcelona

Lionel Messi, Joan Laporta

Presidenti i Barçës hodhi poshtë shanset që Messi të ribashkohej me gjigantët katalanas, duke pretenduar se ai ka një kontratë me' PSG-në, por pranoi lehtësisht se do të dëshironte që golashënuesi rekord i klubit të rikthehej një ditë.

Messi dha pëlqimin verbal për një zgjatje të kontratës me PSG-në pas heroizmave të tij në Kupën e Botës gjë që rezultoi në komplotimin e Argjentinës për të printuar fytyrën e tij në një kartëmonedhë 1000 peso megjithëse klubi duket se do të refuzojë dëshirën e tij të raportuar për të shfaqur trofeun e Kupës së Botës në stadiumin e tyre.

“Për temën e Messit, ne nuk mund të krijojmë pritshmëri. Messi është një lojtar i PSG-së dhe ka një kontratë me ta. Ai ka fituar Kupën e Botës dhe Cules kanë qenë shumë të lumtur. Ajo që nuk dua të bëj është të krijoj pritshmëri që për momentin janë shumë të vështira. Për ne ai është lojtari më i mirë i të gjitha kohërave, e kemi pasur këtu dhe jam i bindur se në zemrën e tij ai është një Culé dhe do të jetë gjithmonë i lidhur me Barçën”-tha Laporta.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Dritan HIla: Doktori që nuk harron vesin

Dritan HIla: Doktori që nuk harron vesin