Laporta zbulon ofertat për Mesin, Klop
'qan' rastet e humbura përballë Napolit

Ish-presidenti i Barcelonës, Joan Laporta zbuluar ofertat që ka pasur për të shitur Messin. “Kur unë isha president, shumë klube u përpoqën. Kishte kohë kur i thash Jorge, babait të tij, ‘Djali juaj do të trajtohet si i imi. Sigurisht do të ketë më shumë para që do të ofrohen, por shpagimi për qëndrim do të jetë shkëlqimi me Barcën.

Le ta ndërtojmë një ekip me lojtarë që e plotësojnë Leon, jo që konkurrojnë me të’. Messi tani është duke u lidhur me një largim nga Camp Nou verën e ardhshme, me Manchester Cityn, Chelsean dhe Bayern Munich që janë përmendur si destinacione të mundshme.
 
Pas humbjes me Ajaksin, ka reaguar Krujf duke kritikuar katalanasit. “Barcelona duhet të shqetësohet, se përse gjërat tani nuk funksionojnë më. Stili i lojës krijon gjithmonë debat, por unë nuk dua t’i hyj këtij diskutimi sepse kjo është dicka që thuhet përgjithësisht në tavolinat e një bari.

Përballë Ajaksit nuk është se mungoi vetëm Mesi, sepse dhe lojtarët e tjerë që ishin prezentë në fushë u shfaqën inekzistent duke treguar një ritëm të ulët. Për këtë arsye nuk mendoj se katalanasit duhet të shqetësohen thjesht për mungesën e Mesit” tha ai.

Ndërsa trajneri i Dortmundit, foli pas ndeshjes me Napolin duke u shfaqur mjaft i kënaqur. “Ishte një ndeshje spektakulare, patëm shumë raste për të shënuar. Levandovski zhvilloi një ndeshje shumë pozitive por humbi dy raste të pastra për të shënuar. Napoli është një skuadër vërtetë e vështirë, por ne ishim edhe më lart dhe këtë mund ta shikoni edhe në paraqitjen e lojtarëve të rinj” tha Klopp.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Minella Aleksi: Historia nuk përsërit veten, njerëzit shpesh e bëjnë për mirë ose për keq

Minella Aleksi: Historia nuk përsërit veten, njerëzit shpesh e bëjnë për mirë ose për keq