Lapraka me fushë të re sportive, Veliaj: Pavarësisht ndasive politike, vijojnë investimet (VIDEO)

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka inauguruar fushën e re të sportit në Laprakë.

Veliaj theksoi se pavarësisht ndasive politike, vijojnë investimet për punët e mira të nisura në këtë zonë, ku para pak kohësh u inaugurua edhe kinemaja e famshme “Maks Velo”.

Jam i bindur se këtu ka disa që janë me Tiranën, ka ca që janë me Partizanin. Ka ca që janë të majtë, e ca që janë të djathtë. Ka disa që janë ‘den baba den’, ka disa që kanë ardhur nga qytete të tjera. Por, ata që na bashkojnë është janë fëmijët, interesi i së ardhmes, dhe për këtë jemi të gjithë njësoj si qytetarë të Tiranës. Ne besojmë që përtej bindjeve, përtej tifozerisë, përtej vendit nga vijmë, përtej mbiemrit, përtej testerës së partisë, janë familjet tona dhe janë fëmijët tanë. Mezi pres që ne të vazhdojmë punët e mira që kemi nisur në Laprakë”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku u shpreh se ndërkohë vijon edhe ndërtimi i dy shkollave të reja në Laprakë.  

Kemi mbajtur çdo fjalë që kemi thënë për Laprakën para 5 vitesh. Edhe për shkollat e reja. Po bëhet shkolla e re në “Don Bosko”, po bëhet shkolla e re tek rrethrrotullimi “Shqiponja”. E kemi mbajtur fjalën edhe për fushën, edhe për kinemanë, edhe për ndërhyrjet në çdo lagje. Jam i bindur se e mira s’ka fund”, u shpreh kryetari i Bashkisë.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Veri: 30/08/2020 10:44

    E mbushi tiranen me pallate ky maskara bashke me edin,,ne fushen ee aviacionit kishte mundesi per te bere 10 fusha futbolli ,basketbolli-volejbolli-tenisi dhe nje pallat sporti modern me 2000 vende parkimi,,por edi dhe saliu na prnune maloket qe bene shtepi te palugjshne aty dhe pallate nga edi rama,,;dhe veliaj,,sot ngjitur me helikopterat po behen 2 pallate ,;po ashtu n3 fund te fushes po behen 4-5 palate te tjera.......dhe na flet ky horr per tirane te bukur,,;asnje vote me per veliajn....

    Përgjigju
  • Ggg: 30/08/2020 09:59

    O eri zdromsi ti deshe ta beje fushen pallate po u ngrit populli atje e ste la ta beje, tani na thua “investimet vazhdojne”, e ke mbush tiranen me kulla betoni sa spo shohim me qiellin o rob q...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Braimllari: Njerëz pranë Metës kërkojnë të mos më bëjnë like dhe share

Braimllari: Njerëz pranë Metës kërkojnë të mos më bëjnë like dhe share