TIRANE- Dy grupe adoleshentësh janë konfliktuar për motive të dobëta pak metra larg ambienteve të gjimnazit “Aleks Buda” në Tiranë. Mësohet se ka një të lënduar.

Nga të dhënat e para mësohet se konflikti mes adoleshentëve ka pasur shkak një vajzë, nxënëse e kësaj shkolle.

Adoleshentët, pjesë e tyre mund të jenë dhe nxënës të kësaj shkolle kanë qëlluar njëri tjetrin me grushte dhe gurë. Nga ky konflikt ka mbetur i pagosur me gurë një 16 vjeçar.

Mësohet se policia ka marrë edhe dëshminë e mësueses kujdestare të një klase si dhe të drejtorit të kësaj shkolle.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)