SHKODËR - Klubi i Futbollit Vllaznia ka zyrtarizuar Edi Martinin si trajnerin e ri të skuadrës për sezonin 2025-26. Pas 15 vitesh, djali shkodran rikthehet në stolin e Vllaznisë, ekip që e kishte drejtuar në vitin 2010 kur ishte vetëm 35 vjeç dhe ende nuk e kishte fituar përvojën e trajnerit.
Klubi kuqeblu nuk ka humbur kohë dhe pasi largoi trajnerin Thomas Brdaric dhe drejtorin Tefik Osmani, ka zyrtarizuar lëvizjen e parë. Edi Martini pritet të fillojë punën me grupin pasi Vllaznia po përgatit verën e nxehtë në Evropë, duke dashur të kalojë në turet e Conference League.
"KF Vllaznia bën të ditur se ka arritur akordin me një nga emrat e njohur të futbollit shkodran, pikërisht z.Edi Martini, për të qenë ai trajneri i ri i skuadrës për sezonin 2025-2026. Mirë se u riktheve në shtëpi", bën me dije Vllaznia.
NDRYSHIMET - Humbja në finalen e sezonit kundër Egnatias (4-0) solli një "furtunë" në Shkodër dhe ndryshimet pasuan dështimin që pas 24 vitesh futbollistët të merrnin me vete titullin e Superligës në Shkodër.
EDI MARTINI - 50 vjeçari Martini është i njohur për pesë aventurat në stolin e Teutës, ku në drejtimin e tij durrsakët fituan Superligën (2020-21), Kupën e Shqipërisë (2019-20) dhe Superkupën (2020-21). Veç Teutës, Martini ka qenë edhe trajner i Luftëtarit në sezonin 2012-13, ndërsa prej shkurtit të këtij viti drejtonte Trepçën në Kosovë.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
7 Janar, 22:17
Si po e menaxhon qeveria situatën e përmbytjeve?
-
Mirë
53.1%
-
Keq
34.9%
-
Nuk e di
12%
Vota total: 751
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Report Tv hyn në Obot me varkë, fshati kthehet në ishull, tërësisht i përmbytur pas shkarkimit të tre Heceve (VIDEO)
12 Janar, 13:00
-
Situata me motin në 24 orët e fundit! Ministria e Mbrojtjes: Këto janë 5 qarqet më të prekura!
12 Janar, 12:47
-
‘Jam miku i Toninit, më duhen 40 mijë euro’, si u mashtrua kambisti nga ‘kryebashkiaku i Malësisë së Madhe’! 5 personat pjesë e grupit të Gjergjit
12 Janar, 11:35
-
Vau i Dejës, i vihet tritol derës së një servisi në fshatin Shelqet, nuk dihen shkaqet dhe autorët
12 Janar, 09:51
-
Moti i keq, situatë problematike në 7 qarqe/ Rrugë të bllokuara, toka e banesa të përmbytura dhe evakuime nga zonat në rrezik
11 Janar, 13:27
-
VIDEOLAJM/ Dëbora mbulon qytetin e Pukës, pamje fantastike nga liqeni
11 Janar, 11:20
-
Shkodër/ Bllokohet segmenti Bogë–Qafë Thore–Theth për shkak të ortekëve, ndalohet qarkullimi i mjeteve gjatë natës
10 Janar, 18:40
-
Kupa e Shqipërisë/ Tiranës dhe Bylisit i duhen 120 minuta lojë, në çerekfinale edhe Dinamo e Partizani! Sot luhen katër takime të tjera
10 Janar, 09:41
-
Disiplina/ Braktisja e ndeshjes, KF Tirana dënohet me gjobën e majme! E pësojnë edhe tre klube të tjera të Superligës
10 Janar, 09:24
-
Moti i keq, 800 hektarë tokë nën ujë në qarkun e Shkodrës! Nivelet e lumenjve brenda parametrave, asnjë banesë e përmbytur
10 Janar, 09:04
-
Akuzohen për shkelje me tenderin 700 mijë euro, SPAK dërgon për gjykim Benet Becin dhe 6 zyrtarë të tjerë
9 Janar, 15:48
-
Policia zbuloi 'shtëpi bari' në Shkodër! Arrestohet 16-vjeçari, një tjetër person ende në kërkim
9 Janar, 11:56
Berdaric nje trainer medioker nuk duhet te ishte kthyer me pasi humbi titullin kur ishte 15 pike avantazhe nga ekipet e tjera edhe kte sezon nuk kishte lidhje me ndeshjen nga pjesa e pare ne te dyten, suksese martinit ne kthimin ne shtepi
Përgjigju