Largimi i CEZ-it, qeveria jep
550 mijë euro nga fondi rezervë

Largimi i CEZ-it, qeveria jep <br />550 mijë euro nga fondi rezervë
TIRANE - Heqja e licensës për kompaninë çeke të shpërndarjes nga ana e Entit Rregullator sjell shpenzimet e para ligjore dhe teknike ekstra për qeverinë.

Me një vendim të Këshillit të Ministrave të miratuar ditën e mërkurë, është vendosur që t’i akordohet një fond Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës në buxhetin e vitit 2013, prej 550.000 eurosh. Nga kjo shumë, 350.000 euro janë caktuar vetëm për përzgjedhjen e një shoqërie audituese ndërkombëtare për të kryer procedurat e auditimit të shoqërisë “CEZ Shpërndarje”, sh.a.

Ndërkohë, 200.000 euro janë caktuar për përzgjedhjen e një shoqërie vlerësuese ndërkombëtare për vlerësimin teknik të rrjetit të shpërndarjes.

Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi do të përballohen nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Berat/ Dyshohet se ngacmoi seksualisht një të mitur, nis hetimi për 60 vjeçarin

Berat/ Dyshohet se ngacmoi seksualisht një të mitur, nis hetimi për 60 vjeçarin