Largimi i deputetëve, ose opozita në kaos total

Largimi i deputetëve, ose opozita në kaos total

Grida Duma

Primaret e Sali Berishës, përkojnë mrekullisht me “dorëheqjet për arsye personale” të deputetëve nga grupimi parlamentar i Partisë Demokratike. Në fakt kjo pritej, ashtu siç priten edhe largime të tjera, derisa Berisha ta kuptojë se “nuk ka shanse të ribashkojë atë parti nën diktatin e dhunës. Largimi i Dumës dhe Rushës, ishin sinjalet e para se, kjo opozitë gjendet në kaos total.

I vetmi njeri që bën sikur “gjithçka po ecën vaj” është kryetari de facto Sali Berisha. Ai nuk e ka marrë parasysh as kërkesën e shumicës së grupimit parlamentar të asaj partie se “fitorja kurrë nuk do të vijë me një kryetar non-grata”. Kjo është një situatë e pazakontë në kampin opozitarist. Shkërrmoqja e grupit parlamentar, nisja e “primareve” në Tiranë dhe degët e rretheve, nxitja  dhe provokimi i “kundërshtarëve” duke i quajtur ata “vegla të kryeministrit Rama”, si dhe dështimi me dashje i bisedimeve Paloka-Bardhi, ishin të pritshme.

Tanimë nuk ka asnjë dilemë, Partia Demokratike i është nënshtruar plotësisht vullnetit dhe diktatit të kryetarit de facto Sali Berisha. Afrimi i zgjedhjeve lokale, humbja e padiskutueshme që pritet ti ndodhë asaj partie nën drejtimin e Berishës, janë sinjale alarmi se, në Shqipëri mungon opozita. Mungon forca politike që duhej të ishte përpara shqiptarëve me emra të rinj, me programin e ri, me frymën e re, me alternativë të re, për të qenë e denjë si parti kunkurruese në fushata elektorale dhe pas tyre. Humbja e Partisë Demokratike në zgjedhjet lokale shihet si një e vërtetë e patjetërsueshme, mjafton të shikosh dhe dëgjosh se si akuzojnë, shpifin, pengojnë, dhe baltosin gjithçka shqiptare në këtë vend.

Politika e Sali Berishës dhe teknikat e tij para dhe paselektorale, shihen si alarme reale për stabilitetin politik dhe social të vendit. Shqipëria e Edi Ramës, është ajo e punës, investimeve, është ajo e një politike të përgjegjshme të jashtme, aq më tepër në situatën ku ndodhet Rajoni Ballkanit dhe Europa. Ndryshe nga ajo e Sali Berishës, që mundohet përmes frëngjive të mediave të mirëpaguara, të mbjellë urrejtje, përçarje, dhe nxisë frymën e ndasive kraninore  mes shqiptarëve. Largimi i deputetëve nga grupimi parlamentar, është një trokitje e madhe ndaj atij që u rikthye në krye të Partisë Demokratike përmes dhunës verbale dhe fizike ndaj çdo zëri kundër.

Largimi i  pakthyeshëm i deputetëve të grupimit parlamentar të Partisë Demokratike, duhej të ishte momenti më i duhur për të qenë më në fund reflektues ndaj një situate të jashtëzakonshme në të cilën ndodhet sot ajo forcë politike. Por Sali Berisha nuk ka ndërmend të bëjë asgjë, dhe asnjë prej atyre që do të mund të bënte çdo politikan europian, të ishte në vendin e tij. Aq më keq dhe aq më turp për emrin, figurën dhe karrierën e tij.

 

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • O tej: 08/11/2022 17:00

    E ka thene i ndjeri Namik. Berishen vec plumbi e heq…

    Përgjigju
    • Nadire: 08/11/2022 20:58

      Shkrim i bukur

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Votat e Shqipërisë për 'The Best'! Sylvinho zgjedh brazilianin e Realit, Gjimshiti nderon legjendën e Gjermanisë

Votat e Shqipërisë për 'The Best'! Sylvinho zgjedh brazilianin e Realit, Gjimshiti nderon legjendën e Gjermanisë