Lazio humbi dje 0-1 me Feyenoord në ndeshjen e fundit të grupeve në Europa League. Dështimi në Holandë ka sjellë edhe renditjen e "Shqiponjave" në vendin e tretë në grupe, çka do të thotë skualifikimin nga Europa League dhe pjesëmarrjen në Conference League.
Pak ditë më parë në një bisedë me të rinjtë, drejtori shqiptar i Lazios, Igli Tare e cilësonte këtë kompeticion si një shtesë të UEFA për skuadrat që dështonin në evente të mëdha. Tanimë që edhe Lazio do garojë në CL, në rrjetet sociale faqet zyrtare të Conference League kanë vënë në lojë shqiptarin.
Duke postuar fjalimin e tij dhe "përçmimin" e CL, Lazios i urohet fat në Conference League. "Mirë se vini", shkruhet në kanalet e komunikimit. Në lidhje me eleminimin e Lazios ka folur edhe trajneri i Romës, Jose Mourinho. Verdhekuqtë kaluan në fazën me eleminim direkt të Europa League, me portugezin që ka "thumbuar" Taren.
"Lazio është bërë favorite për mua. Ata kanë trajner, lojtarë dhe ekip për ta fituar këtë trofe. Problemi do të jetë tek Igli Tare që nuk i pëlqen ky kompeticion”, tha Mourinho pas ndeshjes Roma 3-1 Ludogorets.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 Shkurt, 10:32
Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?
-
Shumë
26.9%
-
Pak
60.6%
-
Nuk e di
12.5%
Vota total: 1204
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
VIDEO/ Hysaj asiston, Lazio fiton! Mbrojtësi i Kombëtares lë fushën i dëmtuar
4 Shkurt, 08:36
-
Europa League/ Lazio humbje 'të ëmbël', Man. United e Spurs kalojnë direkt! Skuadrat e kualifikuara në 1/8 dhe në play-off
30 Janar, 22:59
-
GOLAT/ Interi i shënon 'poker' Lecces dhe ndjek Napolin kryesues, Milan e Roma fitojnë me përmbysje e sherr! Fiorentina sukses në kryeqytet
26 Janar, 15:36
-
Europa League/ Man. United tri pikë në limite, hap të sigurt për në 1/8! Zhgënjejnë Roma e Ajax, kualifikohet Lazio
24 Janar, 08:39
-
'Asist' nga dëmtimet, ndryshon situata e Elseid Hysaj me Lazion
23 Janar, 16:02
-
Sot 16 ndeshje në Europa League, Nedim Bajrami sfidon Man. United në 'Old Trafford'
23 Janar, 14:47
-
VIDEO/ Thika dhe flakë, përleshje mes ultrasve të Lazios dhe atyre të Real Sociedad! Nëntë spanjollë plagosen në Romë
23 Janar, 11:51
-
GOLAT/ Asllani asist, Interi fiton dhe ndjek Napolin! Lazio goleadë me Hysajn në fushë, Fiorentina dhe Torino barazojnë 1-1
19 Janar, 16:22
-
Zyrtare/ Lazio prezanton sulmuesin shqiptar, Ibrahimovic rikthehet në Serie A
14 Janar, 16:01
-
Sylvinho e afroi në Kombëtare, Lazio pas mesfushorit kuqezi
8 Janar, 15:59
-
Lazio lë të lirë Elseid Hysajn me një kusht, mbrojtësi gjen akordin me klubin e ri
8 Janar, 12:29
-
Sot derbi Roma - Lazio, policia sekuestron thika dhe sende të forta nga tifozët ultras
5 Janar, 18:22