Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me studentët ekselentë, duke u ndalur tek fenomeni i largimit të mjekëve përsëriti sërish faktin se ato që mbarojnë fakultetin e Mjekësisë në Shqipëri, e kanë të paktën detyrim që të qëndrojnë 3 vite pas studimeve në vendin tonë dhe të kontribuojnë për vendin.
‘Vendi ynë ka nevojë për shërbime dhe shërbimet kanë nevojë për njerëz të kualifikuar. Gjithnjë e më shumë bluza atë bardha po spostohen drejt Gjermanisë. Ne nuk mund të pajtohemi me idenë se mund të mbetemi pa mjekë pa infermierë. Deri sot balanca është e qëndrueshme edhe pse nuk është një balancë e sigurtë për të nesërmen. Nuk është fakt para të cilit ne mund të dorëzohemi. Është një fakt para të cilit ne duhet të reagojmë, pasi shqiptarët nuk mund të paguajmë 15 nga 16 pjesë të studimeve të një studenti mjekësie. Qytetarët shqiptarë kanë të drejtën që të kërkojnë që përkundër parave që shpenzon shteti për të formuar këto mjekë, të kenë mjekë. Të paktën 3 vjet duhet të qëndrojnë në Shqipëri, kështu duhet të jetë. Më pas do të marrin një shërbim arsimor të lartë me kontribut masiv nga shteti shqiptar. Kjo është një politikë e re, që vjen si rezultat i një politike tjetër, i ashtuquajtur fondi ekselencës për të mbështetur studentë shqiptarë. Ky instrument që u ofrohej studentëve të ciklit të parë ose të dytë që studionin në një numër të kufizuar universitetesh nuk e solli pas investimin. Përkundrazi kjo së bashku edhe me qasjen tjetër ndaj studentëve të doktoraturës, solli të kundërtën. Paguan taksapaguesit dhe këta studentë nuk u kthyen më në Shqipëri.' - u shpreh Rama.
Lajmi kryesor:
Programi i bursave/ Rama-studentëve: Paga minimale shkon 40 mijë lekë brenda disa javësh, do e marrin edhe ekselentët e kush zgjedh degët prioritare
M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
14.1%
-
Të gabuar
82.8%
-
Nuk e di
3.1%
Vota total: 2914
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Thuhet lart e poshtë ‘ai fiton, se opozita është e dobët!’ Rama 'thumbon' kritikët: Ka një arsye kryesore për fitoret e mia...!
24 Dhjetor, 19:53
-
Rama me ambasadorët: Do doja që karrigia e Federatës Ruse të mos ishte bosh, viti tjetër sjelltë paqe në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme!
24 Dhjetor, 19:15
-
Rama në darkën me ambasadorët për festat e fundvitit: Shqipëria nuk ka plan B, vetëm anëtarësimin në BE! Presidenti i ri i SHBA-ve sjell mundësi të reja
24 Dhjetor, 18:26
-
Kryeministri Rama ndan medaljet për 188 nxënës ekselentë: Jeni heronjtë e mi, ju kam zili! Manastirliu: Kini guxim të ëndërroni
24 Dhjetor, 11:59
-
Festat e fundvitit, fëmijët dhe prindërit e skuadrës së kryeministrisë festojnë së bashku
24 Dhjetor, 08:19
-
Çiklizëm/ 'Giro d’Italia' 2025 fillon nga Shqipëria me tre etapa, Rama: Garohet në Tiranë, Durrës dhe Vlorë! Ndiqet nga 800 milionë njerëz (Itinerari)
23 Dhjetor, 13:07
-
Deputeti i PDK-së flet për Report Tv: Fjalimi i Ramës në parlamentin e Kosovës gjithpërfshirës, dha mesazhe se jemi një! Negativiteti i Vetëvendosjes, i pashpjegueshëm
23 Dhjetor, 12:21
-
Do të shpërndahen mbi 20 mijë libra artistikë për bibliotekat shkollore, Rama: S’ka dhuratë më të bukur në këtë prag festash
23 Dhjetor, 08:38
-
Mbyllja e TikTok në Shqipëri/ The Telegraph: Ndalimi i parë i këtij lloji në Europë
23 Dhjetor, 08:18
-
Ndalimi i Tik Tok-ut, Rama i përgjigjet kompanisë kineze: Në Shqipëri vendosin shqiptarët jo pronarët e algoritmit! S' ka pse kërkon sqarime, mbrojmë fëmijët
22 Dhjetor, 17:12
-
Zhupa: Vrasjen e paramenduar të Ramës kundër Tik Tok për arsye elektorale nuk do ta lejojmë
22 Dhjetor, 12:52
-
Himarë, hipotekohen shtëpitë e trashëguara, Rama garanton: Do japim dhe AMTP-të! Parkim nëntokësor tek Fusha e Sportit, ndërhyjmë në Borsh
22 Dhjetor, 11:20